Edi Rama nga Dibra ka shpjeguar se cfare nenkupton fushata e fundit e mazhorances. “Së pari synon një hapje të re të PS, duke përfshirë shumë njerëz të gjitha moshave, pa dallim, që kanë dëshirën t’i bashkohen PS… Ajo që mund të thuhet me plot gojën është që ne jemi një forcë me progres, ndërkohë që forcat e tjera sjellin rrëmujë konfuzion edhe që sjellin një statuskuo që e degradon realitet ku ato qeverisin në mënyrë të vazhdueshme. Unë isha në Shkodër dhe më ka lënë një mbresë të keqe Stadiumi i Shkodrës. Po e sjell këtu si shembull që kjo ndodh kudo ku ata të tjerët marrin mandatin për të bërë diçka. Një stadium 9i ri i ndërtuar për ndeshje ndërkombëtare, që ishte katandisur në një objekt sikur kishte rënë bomba e prej vitesh nuk kishte shkelur njeri. Vetëm degradim. Si stadiumi në fakt është e gjithë Shkodra që ka filluar hap pas hapi të marri veten. Por si Stadiumi ka qenë çdo bashki e Dibrës, gjë që mund ta dëshmoni lehtësisht ju. Nëse sot kemi një panoramë që materializohet në kantiere të mëdha, përtej kantiereve, kjo vjen si rezultat i përmirësimit të realitetit të PS në Dibër. Besoj që edhe shifrat e anëtarësimeve të reja, të cilat janë mbresëlënëse janë tregues të këtij fakti. Kanë shkuar në Parlament me votën e njerëzve dhe e marrin peng Parlamentin vetëm për interesat e tyre. Nuk dëmtohen ata. Në fund kanë shumë më tepër se sa çkanë shumica dërrmuese e atyre që kanë votuar. E sjell këtë shembull për të thënë se fillimi i një ndryshimit të kahjes së një mendimi se cilën parti duhet të mbështes dhe që sot është një potencial që duhet ta shfrytëzojmë. Nuk ka fare për ne rëndësi nëse dikush ka qenë përballë nesh, dhe kur është i gatshëm të bashkohet duhet ta mirëpresim krah hapur”, tha Rama.
Related Posts
Në Shqipëri, opozita dorëzoi sot zyrtarisht kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor mbi lidhjet e kryeministrit Edi Rama dhe…
Në Bruksel u mbajt një seksion i veçantë ku u diskutua për Samitin BE-Ballkan që u mbajt në Tiranë me…
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një tur takimesh në Ballkan, përkatësisht në Serbi, Sarajevë, Shkup, Prishtinë dhe Podgoricë. Turi…
Asambleja e Partisë Socialiste nisi punimet me dyer të mbyllura në orën 11:00. Fokusi i mbledhjes do të jetë për…
Lajmi se Agon Channel ka fituar gjyqin në Arbitrazh me Shqipërinë është komentuar sot nga kryeministri Edi Rama. Përmes Twitter…
Në fjalën e tij më operatorët turistik, kreu i qeverisë Edi Rama nuk ka lënë pa përmendur edhe Sali Berishën,…
Kryeministri Edi Rama ka “sfiduar” Jorida Tabakun që të pijë ujë nga çezma, kjo pasi një ditë më parë në…
Kryeministri Edi Rama e ka “thumbuar” sërish paraardhësin e tij, Sali Berisha për shpalljen non grata, së fundmi edhe nga…
Ish-ministri i Financave Arben Malaj është shprehur se kryeministri Edi Rama ka pushtet absolut brenda partisë, por edhe në qeverisje…
Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama mohoi kategorikisht që të ketë lidhje mes tij dhe akuzave të ngritura në Shtetet e…
Kryeministri Edi Rama e ka quajtur shpërthimin e një kanali ujrash të zeza atë që po ndodh në Parlament kur…
Kryebashkiaku Veliaj mban premtimin për 199 familje që u strehuan sot në lagjen më të re në Tiranë, atë të…
Kryeministri Edi Rama është duke mbajtur në Përmet një takim me përfaqësues nga sektorë të ndryshëm, ku po diskutohen sfidat…
Kryeministri Edi Rama e ka quajtur një ‘ogur të mirë’ artikullin që media e njohur britanike BBC i ka kushtuar…
Kryeministri Rama thotë se luftën kundër korrupsionit nuk e bën vetëm drejtësia, por edhe mirëqeverisja. Nga Kongresi i jashtëzakonshëm i…