Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Vuçiç e do Kosovën pa shqiptarë, e Malin e Zi pa malazezë”, reagon presidenti i Serbisë

45F6F5B3-AC2B-4B09-91D5-455F34041318

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka reaguar në lidhje me deklaratën e homologut malazez Milo Gjukanoviç, i cili ka thënë se Serbia do ta donte Kosovën pa shqiptarë dhe Malin e Zi pa malazezë.

Vuçiç është shprehur se nënndërgjegjja e Gjukanoviçit fshihet pas asaj deklarate, sepse ai është ai që dëshiron Malin e Zi pa serbë.

“Unë nuk dua, as nuk është e mundur Kosova pa shqiptarë, as Mali i Zi pa ata që deklarohen si malazezë. Kjo është e pamundur dhe nuk ka qenë kurrë qëllimi im”, ka thënë Vuçiç për mediat.

Gjithashtu Vuçiç ka shtuar se ai ka dashur dhe gjithçka që ka bërë, është se ka punuar për ekzistencën e Malit të Zi pa serbë.

“Unë dua Malin e Zi në të cilin do të jetojnë malazezët, serbët, shqiptarët, boshnjakët dhe të gjithë të tjerët, vetëm se të gjithë kanë të drejtë të jenë ata që janë…”, shton ai.

Related Posts

Leave a comment