U arrestua për lidhje me krimin, Rama për Jurgis Çyrbjan: Unë përgjigjem vetëm për punën time!

2 Minuta Lexim

Në intervistën për Zërin e Amerikës, Kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetari Armand Mero lidhur me arrestimin e Jurgis Çyrbja, ish-deputet i PS-së, i cili nga përgjimet e SKY EÇ, rezultoi i lidhur me eksponentë të krimit të organizuar, madje që kishin ndikuar edhe në listën e deputetëve socialistë të Qarkut të Durrësit.

Rama në përgjigjen e tij tha se këto janë tërësisht pa lidhje me detyrat e mia dhe me funksionet e mia.

“Unë thjesht përgjigjem për punën time, për detyrën time. Detyra ime nuk është, që të bëj punët e një pushteti tjetër të pavarur”, tha Kryeministri.

Zëri i Amerikës: Edhe një pyetje e fundit lidhur me këtë kapitull. A përbën një fakt të rëndë që ish deputeti juaj Jurgis Çyrbja, sipas hetimeve deri tani, rezulton të jetë katapultuar në pjesën e sipërme të listave për deputetë me mbështetjen e krimit të organizuar?

Kryeministri Rama: Së pari, përsëri më bëni një pyetje që përgjigjen e ka marrë, e mori dhe këtu dhe është e kotë që të kërkoni një përgjigje tjetër. Kështu që, këto janë tërësisht pa lidhje me detyrat e mia dhe me funksionet e mia. Unë thjesht përgjigjem për punën time, për detyrën time. Detyra ime nuk është, që të bëj punët e një pushteti tjetër të pavarur.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull