Kater aktoret qe i ridhane jete vepres se A.Dumas

1 Minuta Lexim

Nga Dashnor Kokonozi-

 

Me siguri këto katër zonja simpatike nuk i njihni. Ndonjërën prej tyre nuk e njihja as unë. Të tjerat janë aktore të vlerësuara franceze, ndonjëra edhe me çmime të lakmueshme.
Shkurt janë aktoret : Oulaya Amamra, Sabrina Ouazani, Déborah Lukumuena dhe Daphné Patakia.
Jua solla sepse duke filluar nga sot ato janë Katër (tre) musketarët me nam. Janë këto që i dhanë edhe një herë jetë veprës së njohur të A. Dumas. Në version femëror!
Filmi mban titullin « Të gjitha për një ».
Houda Benyamina, regjisorja, thotë se është frymëzuar nga tradita franceze e kinemasë aventurë, por nuk ka dashur aspak t’i qëndrojë besnike versionit zyrtar, me kostumet, paraqitjen e rëndë historike…
Gjithçka fillon kur një vajzë lexon se tre musketarët që mbronin mbretëreshën në të vërtetë ishin tre gra…
Personalisht besoj se kanë dashur të japin një karikaturë të debateve ideologjike të
kohës sonë.
Filmi doli sot.
(Që tani shoh se disa “kritikë tradicionalistë” po i shqyejnë me dhëmbë”)

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull