“Biri rrefen Atin” ne pervjetorin e 83 te ditelindjes se “Princit te Polifonise”, poetit Lefter Cipa

2 Minuta Lexim
Qendra për Hapje dhe Dialog, në bashkëpunim me Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, organizoi aktivitetin me tematikë “Biri rrëfen atin”.
I ftuari në panel, publicisti dhe gazetari Aleksandër Çipa, djali i Lefter Çipës, rrëfeu momente nga rrugëtimi profesional dhe personal i korifeut të polifonisë labe.
Rektorja e Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, Prof. Dr. Aurela Saliaj”, Kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha dhe Prefekti i Qarkut, Plator Nesturi, vlerësuan koontributin e Lefter Çipës si mjeshtër dhe korifeu i polifonisë labe.
Aktori i teatrit “Petro Marko”, Ilirjan Ali, interpretoi vargje nga pena e artë e të madhit Lefter Çipa.
Aleksandër Çipa, në bashkëbisedimin me tematikë “Biri rrëfen atin”, moderuar nga koordinatorja e Qendrës për Hapje dhe Dialog në Rajonin Vlorë, Egla Imeraj, u ndal tek rrugëtimi jetësor dhe profesional i të madhit Lefter Çipa, duke ndarë me publikun momente dhe njarje të parrëfyera më parë.
Lefter Çipa njihet si njeriu që investoi më shumë për polifoninë shqiptare. Ai është autor i 18 librave të botuar me poezi.
Ishte autori më kreativ i polifonisë gjatë 40 viteve të fundit. Njëri prej studiuesve dhe hulumtuesve të poezisë orale popullore në trevat jugore të vendit. Autor i mbi 1250 këngëve të interpretuara nga grupet më të famshme polifonike.
Lefter Çipa, në përjetësi, do të mbahet mend si bashkëorganizatori nismëtar i trios së famshme Vlonjate. Do të mbetet burimi ku ushqehen shumica e këngëtarëve dhe kompozitorëve të sotëm modernë shqiptarë dhe ku shumica e këngëtarëve kanë preferuar që në repertorin e tyre të kenë të kryerenditur poezitë dhe lirikat befasuese të këtij autori.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull