Gazetarët e Elbasanit dhe të Fierit, aktivitet të përbashkët për fundvitin

2 Minuta Lexim

Gazetarët e Elbasanit dhe të Fierit, aktivitet të përbashkët për fundvitin

Unioni i gazetarëve të qarkut Elbasan e Fier, në një aktivitet të përbashkët për këtë fundvit. Këtë radhë, ata janë mbledhur në qytetin e Cërrikut. Aktiviteti ka nisur me një bashkëbisedim në bashkinë e këtij qyteti me kryebashkiakun, Z.Andis Salla. Ky i fundit ka bërë një ekspoze të shkurtër të prioriteteve të kësaj Bashkie në drejtim të infrastrukturës së qytetit e 4 Njësive Administrative, si dhe problemeve ta karakterit social në komunitet. Gazetarët në këtë bashkëbisedim janë njohur shkurtimisht edhe me historikun e lindjes dhe zhvillit të këtij qytetit, si edhe me resurset njerzore dhe ekonomike, që ai ka. Aktivitetit ka vijuar më pas në përiferinë e afërt, pikërisht në fshatin Shtërmen. Në këtë aktivitet ishin të ftuar edhe kryetari i Unionit të Gazetarëve Shqiptar, Aleksandër Cipa, kryeredaktori i televizionit “Euronews Albania”, Mentor Kikia, publicisti dhe analisti, Frrok Cupi e të tjerë. Nga të dyja degët e Unionit janë shpërndarë certifikata vlerësuese për gazetarë, reporterë e operatorë. Përkundër atmosferës festive, të gjithë të pranishmit kanë mbajtur një minut heshtje për të gjithë ata, që në këtë vit kanë humbur betejën me Covidin. Një ritual i tillë është përcjellë edhe për të riun, Rei Palloshi, që sapo kishte hyrë në rrugën e gazetarisë, porqë jeta e tij u shkëput tragjikisht në një aksident automobilistik. Moment i vecantë është shënuar, kur analisti, Frrok Cupi, ka pranuar dhe ka marrë kartën e anëtarësisë në degën e Unionit të Elbasanit. Aktiviteti,që është karakterizuar nga një atmosfere e ngrohtë dhe festive, është organizuar edhe nën kujdesin e drejtpërdrejtë dhe personal të kryebashkiakut, Salla. Gazetarët kanë premtuar se bashkëpunimi mediatik i ndërsjelltë me këtë Bashki, do të vijojë edhe në të ardhmen për të mirën e këtij komunteti.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull