DIXHITALIZIMI, SI KONCERT NË VITIN ’36

1 Minuta Lexim
Nga Erion DASHO –
Sa herë dëgjoja për iniciativën e-Albania, mendoja “Me këtë nivel skandaloz sigurie informatike, ku e marrin guximin që ofrojnë të tilla shërbime?”
Sot e mora përgjigjen! Dalin sheshit pagat e gjithë shtetit duke cënuar në mënyrë flagrante fshehtësinë e një prej informatave më konfidenciale!
Me siguri prokuroria do të gjejë ndonjë viktimë për ta bërë kokë turku, ndërkohë që në bankën e të akuzuarve duhet të jenë drejtuesit më të lartë të shtetit. Ata që synojnë Shqipëri digjitale, në një kontekst si ai i koncertit në vitin 1936…

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull