Bomba në 11 institucione të pushtetit/ Alarmohet policia e Malit të Zi, nis evakuimi

2 Minuta Lexim

Mëngjesin e sotëm shteti i Malit te Zi është tronditur nga disa kërcënime me bomba.

Në zyrat e komunave, të shkollave dhe policisë kanë mberritur e-maile ku njoftohet vendosja e bombave në disa institucione, në komunat e Tivarit, Herceg Novi, Budva, Kotorr, Bijelo Polje, Danilovgrad, Mojkovac, Nikshiq,  Cetinje, Plavë, Gusinje, Petrovac dhe Kolashin.

Fillimisht është evakuar godina e Bashkisë së Tivarit, ku ndodhet edhe gjykata, prokuroria, si dhe ambientet e partisë.

Ndërkohë, kryetari i Komunës së Nikshiqit u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë, duke shkruar në Facebook se “është e tmerrshme që dikush në këtë mënyrë kërcënon jetë njerëzish”.

“Ashtu si në disa shkolla fillore, komuna e Nikshiqit mori një raport për një bombë të vendosur me kërcënime për rrezikim të jetëve njerëzore. Ne vepruam menjëherë për të evakuuar njerëzit nga ndërtesa, në bashkëpunim me CB Nikshiq,” tha Kovacevic.

Ndërtesa e vetëqeverisjes lokale është evakuuar edhe në Berane.

Kryetari i Komunës, Tihomir Bogavac, ka thënë për “Vijesti” se objekti është evakuuar sipas rekomandimeve të policisë.

“Ata janë duke ndërmarrë masa dhe veprime në kuadër të kompetencave të tyre”, tha Bogavac.

Mëngjesin e sotëm janë evakuuar të tri shkollat ??fillore të qytetit, si dhe tre shkolla të zonës rurale për shkak të emaileve që kanë mbërritur në adresat e shkollave për lëndët plasëse të vendosura.

Thuajse në të gjitha shkollat e këtyre qyteteve është pezulluar per momentin mësimi ndersa policia po vijon hetimet dhe kontrollet./ Sot

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull