Rama premton spitale të reja

1 Minuta Lexim

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Tiranë me asambletë socialiste, ku u ndal edhe te sistemi i shëndetësisë. Kreu i qeverisë tha se ka një ndryshim radikal nga vite më parë, por premtoi se në 2030 sistemi do të jetë edhe me efikas dhe se qytetarët nuk do të kenë nevojë për t’u drejtuar në shtete të tjera për trajtim.

”A ka probleme shëndetësia jonë? Patjetër, por është në një fazë ku me ndërhyrjet e reja dhe përmbushjen e objektivave të reformës në 2030 do jetë sistem shëndetësor ku do t’ua plotësojë nevojat shqiptarëve”, tha Rama. Po ashtu zbuloi planet për ndërtimin e spitaleve të reja, me marrëveshje me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara.

”Kemi në plan për spitale të reja të nivelit të lartë me Italinë dhe Emiratet e bashkuara. Nuk do ndodhë më që nga halli shqiptarët të shkojnë në Turqi për shërbim, në 2030 do t’i kenë të gjitha këtu. Sepse sot kemi fituar besim të madh tek të tjerët dhe kërkesa për të ardhur dhe investuar në të gjitha sistemet, është e jashtëzakonshme. Ne kemi krijuar 3 mijë mjekë specialistë, kur erdhëm kishte katër vjet që nuk specializohej asnjë njeri”- shtoi kryeministri.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull