Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka reaguar lidhur me tragjedinë e Tempit, ku përplasja e dy trenave solli vdekjen e 57 personave. Mitsotakis shkruan në reagimin në rrjetet e tij sociale se nga ajo natë asgjë nuk është më njësoj.
Ai shprehet se gabimet njerëzore të kombinuara me mangësi të rrënjosura prej kohësh në shtet, shkatërruan me dhunë sigurinë e vendit.
Lideri grek u shpreh se aksidenti tragjik shkatërroi besimin e qytetarëve dhe shfaqi dështimet e shtetit, duke theksuar se qeveria ka një detyrë për të garantuar siguri dhe reforma në sektorin e transportit.