Nga Ymer Nurka-
Karshilleku dhe cinizmi dyqind vjecar i Grekeve tashme eshte ngritur deri ne nivel institucionesh. Ne fakt i tille ai ka qene qe ne momentin kur shteti Grek filloi te ndjehej si njesi etnike e mevetsishme nga kombi Arberor. Ai reflektohet deri lart ne kupolen drejtuese te shtetit Helen dhe jo pa ate qellimin strategjik qe ata i kane vene vetes historikisht. Edhe pse tashme duken shume te forte gati te pamposhtur nen umbrelen e Bashkimit Evropian, koha ka treguar se brenda vetes gjenerohet edhe arsyeja e renies nje dite. Arsyeja e renies nuk do te buroje aspak nga Shqipetaret, pasi ne fakt direkt dhe indirekt ata jane substrati mbi te cilin u krijua Greqia e sotme, natyrisht si nje projekt antiarberor i boshtit Ortodoks dhe Sinodit te shenjte. Ajo çka do ta shembi Greqine, me sakte ajo çka do t’i çjerre masken nje dite, eshte vete historia e rreme qe ajo ka ndertuar per dyqind vjet. Ndergjegjesimi po vjen dhe bashke me te po vjen dhe momenti kur Greket e iluminuar s’do ta durojme më nje mashtrim te tille. Ashtu siç nuk e duroi dhe poeti Nobelist Odise Elitis, kur shkroi vargjet ;
“Atdheu im,
një mural i mbajtur
prej shtyllave Franceze,
Shqiptare,
Vllahe dhe Turke,
Kushdo që i përmend,
shkon drejt e në burg”
Sa e sa politikane te ndershem, shkrimtare dhe artiste, personalitete te larta te kultures dhe artit Grek, nuk guxuan te thoshin me ze te larte origjinen e tyre Arberore dhe ata qe guxuan provuan mbi shpine torturat dhe barbarine e ligjeve fashiste Greke.
Politikanet Greke edhe sot njejte e shprehin urrejtjen dhe perbuzjen kudo dhe ne cdo situate, sidomos kur kuptojne se nuk munden qe te kene fuqine imponuese. Ata pretendojne rolin kryesor te nje superfuqie ne gadishullin Ilirik. Jane gati te bejne cdo pakt, madje dhe me djallin vete, vetem e vetem qe Shqipetaret mos te bashkohen nje dite dhe te marrin ne dore fatin e tyre! Ata punojne nate e dite per te penguar perparimin e Shqipetareve dhe Shqiperise drejt antaresimit ne BE.
Hera e pare ne tre dekada te se ashtuquajtuares Demokraci, qe nje udheheqes shteti Shqipetar tregohet rrebel dhe i pabindur kundrejt politikes tradicionale shoviniste Greke. Ky lider eshte Edi Rama. Ai ne syte e qytetareve te vet e ka te formuar profilin e nje lideri te besueshem, e njejta konsiderate vlen edhe per faktorin nderkombetar. Edi Rama eshte nje lider qe punon per fatet e vendit te vet. Diplomacia sot eshte m’e sofistikuar se kurre. Eshte veshtire te hysh ne kete loje te rrezikshme. Por Edi Rama tashme eshte aktor dhe perpiqet qe ta beje vendin qe drejton nje faktor te rendesishem. Ndersa Shqipetaret sot jane te perçare dhe nuk i besojne mjaftueshem njeri tjetrit, ata s’ka se si te besojne ne menyre unanime as tek Kryeministri tyre, por ky fakt nuk e dekurajon aspak Edi Ramen. Ai eshte i vetmi burreshteti ne historine moderne, referuar te gjithe udheheqsve qe e drejtuan kete vend jo vetem ne keto tre dekada, i cili e kuptoi qarte se nje shtet Demokratik pa drejtesine e vertete nuk mundet te ndertohet kurre.
Le ta themi troç se me ne fund po behen zgjedhje me standarte, qe po pranohen edhe nga opozita edhe nga nderkombetaret, ndersa drejtesia guxoi te preke edhe persona qartesisht te deklaruar si “filogreke”, si rasti i Fredos Beleros, i cili sot eshte i favorizuar nga politika antishqipetare Greke, si eurodeputet.
Edi Rama nepermjet drejtesise qe promovon e dha tashme leksionin; “zoterinj qe drejtoni shtetin Grek hiqni dore nga veprime te tilla dhe mos i futni hundet ne çeshtjet e brendshme te shtetit Shqipetar!”
Dhe s’eshte aspak e lehte qe nje politikan i tokes se Arberit te kundershtoje prere dhe qarte, duke mos bere asnje kompromis me politiken ekspansioniste te shtetit Helen. S’ka patur zot ky vend (perveç Enver Hoxhes) qe atyre t’u ndalte doren krimininale, frymen vellavrasese dhe percarse, fyerjet dhe intrigat, si dhe denigrimin qe na kane bere si komb. Qe tu tregosh Grekeve vendin q’u takon, duhet se pari te gezosh respektin e popullit tend, sepse vetem keshtu mundet te kesh moralin e vertete dhe autoritetin e duhur per ta bere nje veprim kaq te guximshem dhe njekohesisht valid, ne te mire te shtetit qe drejton dhe rrjedhimisht ne mbrojtje te vlerave demokratike te popullit tend. Asnje nga pararendesit e Edi Rames nuk pati kurajon qofte edhe njehere te vetme ta benin nje veprim te tille. Madje sot ata po e tregojne qarte bashkepunimin me antishqipetaret Greke. Ata gjithmone kerkonin, siç edhe kerkojne mbeshtetje prej tyre qe te zgjatnin mandatet dhe sot te marrin mandatin per te qene padrejtesisht ne pushtet. Madje perse te mos e themi qarte qe ishin po keta lloj lideresh gjysmake dhe sharlatane qe zgjuan oreksin e shovinisteve Greke per te gllaberuar rreth 400 km2 det.
Ne tashme e dime qartesisht se Greket jane hakmarres dhe nuk do t’ia falin Edi Rames mosbindjen ndaj tyre. Koha e vertetoi se ata nuk mundën kurrsesi te fshihnin nga memorja e tyre humbjet e provokacioneve te Gushtit 1949-es, si dhe gjithe politiken e ashper “dhemb per dhembi”, qe beri Enver Hoxha. Greket nuk guxonin atehere ta leviznin bishtin, por pas 90-es ata e gjeten rastin e humbjes se ekuilibrit te shtetit Shqipetar dhe ishin nder te paret, se bashku me shovinistet Serbe, qe moren timonin, duke e çuar vendin tone drejt anarshise totale dhe drejt nje trazicioni demokratik pa fund e krye. Edi Rama tashme guxoi dhe flet Shqip mu ne mes te Athines dhe Selanikut. Ai jo thjesht ben fushate, por nepermjet mbeshtetjes se qindra mijrave bashkeatdhetareve atje, i tregon politikes Greke fuqine e Arberoreve, se ata as nuk kane vdekur dhe as do te vdesin ndonjehere, madje historine do ta bejne, ashtu sic e kane bere edhe motit. “De jure” jo, por “de facto” Edi Rama eshte “nongrata” per politiken e kamufluar shoviniste Greke. Greket me zgjatimet e Dules dhe Belerit, apo me kolaboracionizmin e ndonje partie te shitur Çame me ne krye liderin e PD-se, po financojne hapur dhe fshehtas fushaten qe Edi Rama te mos fitoje pushtetin per te katerten here.
Por kjo as nuk e humb dhe as nuk e leviz peshen specifike dhe staturen e liderit Edi Rama. Perkundrazi ai u rrit edhe më ne syte e nderkombetareve, pasi u tregoi se Shqiperia tashme drejtohet nga Shqipetaret dhe jo nga Greket. Me erdhi ndermend ajo shprehja e prinderve tane, qe “Greku, grek mbetet” dhe ketu nuk eshte fjala per popullin, por per politiken e tij shovene dhe diskriminuese, sidomos kundrejt kombit Arberor. Politiken e forte te Enverit pas renies se shtetit Monist e paguam shume shtrenjte pa perjashtim ne te gjitha fushat e cila u finalizua deri me renien e shtetit Shqipetar me 1997. E ne te gjitha ngjarjet e renda qe kane pasuar pas 1992-shit ka vene dore ne bashkepunim me tradhetaret, politika Greke e alternuar me ate Sllavo-Ortodokse. Kjo i ngjan nje lufte diplomatike nervash te tendosura, por me ne fund po degjohet nje ze i fuqishem kundershtues Shqipetari, i cili po i thote Helenizmit “Ndalu Grek se ka hendek!” Te heq kapelen me shume respekt Edi Rama, se asnje prej sahanlepirsave dhe servilave te meparshen te politikes Shqipetare nuk e pati kurajon t’i kthente llafin Grekut! Madje opozita Shqiptare tashme e shpartalluar dhe pa moral arriti deri aty sa te kandidonte per kryetar bashkie te Himares nje Shqipetar-antishqipetar , nje njeri i paskrupullt q’i kishte lyer duart me gjak ne masakren e Peshkepise. Jo thjesht blerja e votes si shkak do te mjaftonte thjesht fushata antikombetare e sponsorizuar nga shteti Grek per ta arrestuar kandidatin e opozites sone. Por politikanet shoviniste Greke nuk mundet ta pranojne qe Edi Rama ka force qe tu shkurtoje krahet dhe metastazat e tyre shtrire anembane vendit neper institucione dhe partira poitike. Ndaj ata sapo e filluan stuhine e tyre anti Rama. Do te perpiqen edhe nepermjet faktorit te Shqipetareve emigrante ne greqi qe te bejne presion per rrezimin e tij. Por mendoj se nuk ka Shqipetar te ndershem qe te mos e mbeshtese Kryeministrin per kete vendim.
Kryeministri Miçotaqis beri nje darke te madhe me lideret e Evropes dhe ata te Ballkanit Perendimor. Nje darke kaq te madhe ku dinakeria Greke u shpreh qarte dhe hapur me tere cinizmin dhe ligesine antishqipetare.
Greket atehere ftuan, kryeministrin e Dardanise edhe pse shtetin e tyre nuk e njohin. Kjo e ka nje domethenie te madhe dhe na dergon ne Shqipetareve nje sinjal te madh dhe teper te rendesishem qe vetem kur te bashkohemi jo thjesht ne territore, por ne nje filozofi me principe kombetare, atehere do te zbehet jo vetem hija e rende e “Megaloidhese” se shtetit Helen, por do te fashiten njehere e mire tere endrrat dhe deshirat gllaberonjse prej shovenesh te Sllaveve te Ballkanit.