Në momentin kur mendohej se gjërat kanë filluar pak të normalizohen dhe se negociatat do të sjellin rezultate të mira për ekonominë amerikane dhe evropiane – vjen goditja tjetër: Presidenti Donald Trump ka kërcënuar sot BE-në me tarifa prej plot 50%. Trump tha se këto tarifa do të vendosen nga data 1 qershor. Trumpi më parë i ka vendosur do tarifa prej 10, pastaj 20 e 25%, por ka vendosur që të shtyhen disa dhe të bisedohet, ndërsa tani kërcënon me 50%.
Në rrjetin Truth, Trumpi shkruan: “Bashkimi Evropian, i cili u formua me qëllimin kryesor për të përfituar nga Shtetet e Bashkuara në TREGTI, ka qenë shumë i vështirë për t’u trajtuar”.
Trumpi tha se “bisedimet me BE-në nuk po çojnë askund” dhe paralajmëri tarifat.
A do të vendosen vërtet këto tarifa dhe cila do të jetë përgjigja e BE, do të shihet së shpejti.
Por Trumpi ka kërcënuar pak a shumë tërë botën, përveç Rusisë dhe pak vendeve të tjera, me tarifa. Lufta më e ashpër është zhvilluar me Kinën të cilës i ka vendosur tarfia deri në 145%. Kina është përgjigjur me tarifa deri në 125%, më pasu u ulën në Gjenevë dhe arritën një farë marrëveshje për uljen e tarifave dhe bisedime…
Hajde biri në fije tash, çka do të ndodhë me BE. Por më së largu me 1 qershor do të shohim se cila është e vërteta e këtyre kërcënimeve!
Interesante është edhe një gjë: Bursat në Evropë kanë reaguar por shumë pak në krahasim me reagimet e mëparshme. Mbase janë mësuar pak me këto kërcënime!