Është shtyrë seanca gjyqësore për vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Canit.
Sot ishte planifikuar të mbahej procesi ndaj të miturit, Mario Përlleshaj, pasi do të pyetej dhe do të fliste për ngjarjen tragjike. Por 14-vjeçari nën akuzë për vrasjen e Martinit nuk ishte paraqitur.
Procesi u shty për në datën 3 korrik për të njoftuar serish të akuzuarin.
Seancat për vrasjen e Martin Canit po mbahet me dyert të mbyllura sipas kodit penal për të miturit që ndalon bërjen publike të të dhënave për shkak se i akuzuari, por edhe fëmija tjetër i plagosur janë nën moshë.
Kujtojmë se 14-vjeçari Martin Cani, humbi jetën më 18 nëntor 2024 pasi u godit me thikë në zemër nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në kryeqytet. Në këtë sherr mbeti i plagosur rëndë dhe shoku i Martinit, Luis Meçja, i cili fatmirësisht i bëri ballë plagëve të marra dhe tashmë gëzon shëndet të plotë.