Gjirokastra feston sot 20 vjetorin e shpalljes si pasuri botërore nga UNESCO.
Kalaja e Gjirokastrës, e njohur ndryshe edhe si Kalaja e Argjirosë, është monumenti më i rëndësishëm i qytetit, që pret vizitorë vendas e të huaj.
Për Gjirokastrën ka shkruar të martën kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
“Edhe nga Gjirokastra që kremton 20 vjetorin si pasuri Botërore në UNESCO dhe përjetësisht pasuri e shpirtit, ju uroj ditë të mbarë”, ka shkruar Rama në Facebook.
Kalaja e Gjirokastrës në Shqipëri u vizitua nga 100 mijë persona gjatë periudhës janar-qershor 2025.
Gjirokastra, që njihet si “qyteti i gurtë” është ndër qytetet më të bukura në jug të Shqipërisë, ndër të parët qytete shqiptare në UNESCO.
Kalaja është e vendosur mbi një kodër pak të shkëputur nga Mali i Gjerë, e ngritur në një pikë vrojtuese rreth 370 metra mbi nivelin e detit.