Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është përgjigjur Fisnik Qosjes, i cili ka deklaruar dje në A2 CNN, se përveç farsës duhet edhe një analizë brenda partisë.
Berisha theksoi se PD-ja do ta bëjë analizën, por momentalisht “është e fokusuar në publikimin e të dhënave të pakundërshtueshme në lidhje me farsën elektorale”.
“PD është parti e hapur, transparente, e gatshme të analizojë të gjithë veprimtarinë e saj në dritën e të vërtetës. Në këtë periudhë, PD po paraqet të vërteta të mëdha të farsës elektorale me prova të pakundërshtueshme, por kjo nuk do të na pengojë që të bëjmë analizën më të plotë të këtij procesi në raport me strukturave e veta. Kambanat po bien për farsën elektorale”, tha Berisha.