Fëmijët e gruas 36-vjeçare në Volos, e cila u vra brutalisht nga bashkëshorti i saj 40-vjeçar mëngjesin e së premtes, më 22 gusht, u përballën me një pamje të tmerrshme.
Në fakt, policia u informua nga vajza 16-vjeçare e çiftit, e cila njoftoi Policinë se babai i saj e kishte goditur me thikë nënën e saj brenda shtëpisë së tyre.
Vajza e madhe e 36-vjeçares bëri edhe një postim prekës në rrjetet sociale, duke i thënë lamtumirë nënës së saj.
“Ike, mami im, do të më mungosh shumë. E di që po na sheh atje lart, por bleta Dinos, unë dhe Asimina të duam shumë. Je gjithmonë në jetën tonë”, shkroi vajza në mbishkrimin e postimit të saj, duke postuar një sërë fotosh me nënën e saj.
Policia greke arrestoi autorin 40-vjeçar shqiptar, Pandeli Nakoleci, një ditë pas krimit në familje, teksa ishte fshehur në një parking, vetëm 200 metra nga pallati ku bëri vrasjen makabre.
Ai ishte një person me shumë precedentë penalë, i dënuar, gjithashtu i kartelizuar me probleme të shëndetit mendor, për të cilat së fundmi ishte mbyllur për trajtim në Psikiatri edhe nga Prokuroria e Greqisë. Shkak ishte bërë një tentativë vetëvrasjeje që 40-vjeçari kishte ndërmarrë.
Nakoleci ka qenë i proceduar që nga viti 2013 për falsifikim, drogë, organizatë kriminale dhe të tjera.