Avokati i Metës sulmon publikisht Berishën: Mbete servil, kujt i plasi o doktor?

1 Minuta Lexim

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha përmes një komunikimi publik ka uruar Pavarësinë e Ukrainës.

“Ukraina feston sot ditën e Pavarësisë. Bijtë dhe bijat e saj vaditën me gjakun e tyre, mbrojtën me jetët e tyre Pavarësinë e Ukrainës nga agresioni rus! Ndaj dhe miq të urojmë ne sot kombin ukrainas, udhëheqjen, luftëtarët e tij: Gëzuar festën e Pavarësisë!Lavdi Ukrainës, kombit dhe të rënëve të saj.” – shkruan Berisha.

Por jo të gjithë bien dakord.

Av. Kujtim Cakrani i ka replikuar me një koment të shkurtër: “Dhe kujt i plasi o doktor! Ukraina nuk njeh shtetin e Kosovës ju mbetët duke ju servilosur Zelenskyt”

Avokati i Metës sulmon publikisht Berishën: Mbete servil, kujt i plasi

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull