Shqipëria barazon në miqësoren me Arabinë Saudite, kuqezinjve i mohohet një penallti

1 Minuta Lexim

Shqipëria luajti ditën e sotme miqësoren përballë Arabisë Saudite në Abu Dhabi.

Një test ku në kombëtaren shqiptare, ndryshe nga herët e tjera, kishte një organikë kryesisht nga kampionati shqiptarë.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me vendasit në avantazh 1-0 me anë të një penalltie të shkaktuar nga Bitri i cili preku topin me dorë nga një distancë shumë e afërt, por arbitri vendosi për 11-metërsh.

Nuk vonoi përgjigjja e kuqezinjve me Bekim Balajn që barazon shifrat sapo futet në lojë me asistin e Odise Roshit.

Kujtojmë që ndeshja nuk u transmetua në asnjë kanal televiziv si kusht i vendosur nga Federata e Arabisë Saudite.

Ndeshja eshte mbyllur me rezultatin e barabarte 1-1 por kuqezinjte kane hatermbetje me gjyqtarin e ndeshjes i cili i mohoi nje penallti te paster kuqezinjve ne fund te ndeshjes.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull