Tomor Alizoti akuzon PS se nuk po ndjek parime të majta: Sot ju duhet të ishit në Gaza, po e keni mendjen të pasuroheni

2 Minuta Lexim

Demokrati Tomor Alizoti përsëriti sot nga foltorja e Kuvendit, kërkesën e PD-së për mocion me debat lidhur me programin qeverisës të legjislaturës së re, i cili u miratua pa debat.

Gjithashtu Alizoti akuzoi mazhorancën se nuk po ndjek parimet e së majtës europiane.

“Rasti i parë në 30 vjet që nuk ka debat në një program dhe arritja më e madhe e jonë si komb ishte debati. Ribëjeni debatin, por ju thoni se ne nuk duam debat. Por debati është pika më kryesore e kësaj pune. Eja të diskutojmë pse e shmangni. E kam lexuar programin dhe kam parë shumë pak fjalë për shpopullimit dhe aspak fjalë për Kosovën.

Rikthejeni seancën e parë. Nuk mund të mbyllet një seancë parlamentare, sepse seanca i përket qytetarëve, i përket fermerëve. Nuk mund ta mbyllni atë se u mërzitet ju, apo lideri juaj. Pse duhet të mbyllet parlamenti për 1 orë. Ju do keni shansin madhor të mbroni arritjet tuaja, argumentet tuaja, integrimin e Shqipërisë në BE. Por ju e  shmangni, dhe kjo tregon dobësi.

E pashë programin dhe ju dëgjoj që thoni me krenari se ne jemi PS. Ku qendron e majta juaj? I majti europian është me të dobëtin, me punëtorin, ju jeni me horrin, ju në çdo qark jeni me të fortin, i majti europian mund të ishte sot edhe në Gaza, ku qëndron e majta juaj, ju jeni me të fortin e lagjes, Elbasanit, Durrësit, oligarkët.

Ju i vidhni ilaçet fëmijëve, njerëzve me kancer. Ku qendron e majta këtu, e cila në tezën e saj ka të drejtën e punëtorit”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull