Ish-deputeti demokrat, Asllan Dogjani, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për lënien në detyrë si kryetar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn.
Dogjani u shpreh në emisionin “Quo Vadis”, se vendimi ishte i drejtë.
“Unë jam jurist dhe vij nga fusha e avokatisë, por edhe nga Policia e Shtetit. Por dua të them se unë e prisja një vendim të tillë, pasi Kushtetuta është e qartë, pasi i përket shkarkimit të një kryetari bashkie të zgjedhur nga votat.
Vendimi i këshillit bashkiak që propozoi shkarkimin e kryetarit të bashkisë ishte abuzuar në nenin 72, ndërkohë Kushtetuta është e qartë në nenin 115, ku thotë se kryetari i bashkisë shkarkohet vetëm për shkelje të rëndë kushtetuese.”, tha Dogjani.

