Ngjarje tragjike ne Memaliaj. Vrasja e 30-vjeçarit. Dalin pamjet nga vendngjarja! Policia rrethon zonën

1 Minuta Lexim

Kanë nisur hetimet lidhur me vrasjen e regjistruar mbrëmjen e kësaj të martë në Memaliaj. Pamjet e para nga vendi i ngjarjes tregojnë zonën e rrethuar me shirit nga policia.

Në vengjarje përveç policisë është edhe një mjet zjarrfikëse. Fatkeqësisht nga të shtënat ka humbur jetën 30-vjeçarit, Endi Goxha. 29-vjeçari Donald Nela ka hapur zjarr ndaj 30-vjeçarit. Ai pas plagëve të marra ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

I plagosur ka mbetur edhe vëllai i autorit, 25-vjeçari Darjo Nela. Ende nuk dihen rrethanat e plagosjes së 25-vjeçarit. Ai mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Autori pas ngjarjes ështe larguar me makinë ndërsa policia po punon për kapjen e tij.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull