Drejtuesi dhe organizatori i Festivalit “Netet e Bejkes se Bardhe” ne Pilur, poeti Kristo Çipa ben te njohur permes nje publikimi shpalljen e edicionit te shtate te ketij festivali te pervitshem.
Ne njoftimin zyrtar thuhet:
Festivali Folklorik “Netët e Bejkës së Bardhë” – Edicioni i VII
Pilur
Njoftojmë publikun dhe subjektet e interesuara se në datat 11-12 Shtator 2026, në orën 18:00, do të zhvillohet edicioni i 7-të i festivalit folklorik “Netët e Bejkës së Bardhë”.
Ky aktivitet do të mikpritet në qendrën historike të fshatit Pilur, Bashkia Himarë.
Ky festival organizohet nga Ansambli Folklorik “Bejkë e Bardhë” – Pilur, me mbështetjen e veçantë të Bashkisë Himarë dhe Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sporteve.
Ftohen të marrin pjesë grupe folklorike nga të gjitha trevat ku kultivohet kënga burimore iso-polifonike, duke respektuar kriteret e mëposhtme:
Kriteret e Pjesëmarrjes:
1. Autenticiteti: Grupet pjesëmarrëse duhet të përfaqësojnë në mënyrë autentike folklorin e një fshati apo zone të caktuar me karakteristika të spikatura etnografike.
2. Repertori:
Programi duhet të përfshijë:
• Një këngë me tekst të ri (krijim i fundit).
• Një këngë të vjetër burimore (të paekspozuar më parë).
• Një rit ose ninullë karakteristike.
3. Koha në dispozicion:
Çdo grup ose ansambël ka në dispozicion një kohëzgjatje maksimale prej 10 minutash.
4. Dorëzimi i materialeve:
Materialet muzikore së bashku me tekstet përkatëse duhet të dërgohen pranë sekretarisë së jurisë të paktën 10 ditë përpara fillimit të aktivitetit.
5. Veshja Tradicionale:
Pjesëmarrësit duhet të paraqiten me kostumet tradicionale të zonës, pa mungesa apo deformime estetike. Çdo mospërputhje me veshjen origjinale sjell penalizim.
6. Paraqitja:
Të gjithë konkurrentët duhet të jenë të pranishëm në vendin e organizimit 90 minuta përpara orarit zyrtar të fillimit.
KONTAKT
Për informacione të mëtejshme dhe detaje rreth aplikimit, mund të kontaktoni në numrin e telefonit:
+355 69 26 10 859
Ju mirëpresim!
Drejtor i Festivalit
Kristo Çipa
Mjeshtër i Madh
Pilur

