Lëvizshmëria sociale, “ilaçi” i duhur ndaj dallgëve të populizmit

6 Minuta Lexim

Siç e shpjegon Xhorxho Arfaras në librin “Historia nuk ka mbaruar”, shumica e njerëzve kanë frikë nga shoqëria e dijes që ka lindur falë globalizimit. Disa kthejnë kokën pas dhe bëjnë thirrje për një rishpërndarje të pasurisë me synim arritjen e barazisë. Por do të ishte një humbje kohe:është më mirë të synohet shumëzimi i mundësive

Nga Anika MIKKELSON –

Pikëpamja e shumicës së njerëzve mbi atë që po ndodh në vendet demokratike të kapitalizmit të përparuar, na paraqet një panoramë të zymtë. Shumë e thjeshtëzuar, ajo është strukturuar pak e shumë kështu. Ne kemi një shtet që është dobësuar për shkak të përhapjes së ideve neoliberale dhe globalizimit.

Këto dy ngjarje janë në origjinën e një tregu pune shumë më pak të mbrojtur në vendet në zhvillim, dhe të konkurrencës nga fuqia punëtore me paga të ulëta nga vendet në zhvillim. Për pasojë është rritur pabarazia, e cila nuk është kundërshtuar dot nga një rishpërndarja më e madhe, pasi nëse një qeveri guxon që ta ndjekë këtë synim, do të kishte një arratisje të madhe të kapitalit nga një vend.

Nga kjo premisë lind bota e oligarkive kozmopolite të “mbytura” në “detin” e pabarazive, të cilët jetojnë në metropole të rrethuara nga punëtorë emigrantë, të cilët, duke kryer punë të rëndomta, ua ëmbëltojnë jetën të parëve. Nga këtu buron edhe “revolta kundër elitave”, ose populizmi.

Pikëpamja e pakicës mbi atë që po ndodh në vendet demokratike të kapitalizmit të përparuar, paraqet një panoramë tjetër. Edhe kjo shumë e thjeshtëzuar, është e strukturuar në këtë formë. Ka pasur një shtytje nga idetë neoliberale dhe globalizimi, por këto dy ngjarje sollën lindjen e një fenomeni të ri:“ekonomisë së dijes”.

Aty kemi një numër në rritje qytetarësh me arsim të lartë, ekonomi që janë shumë të hapura jashtë vendit dhe me një normë të lartë të aktiviteteve financiare. Në zemër të sistemit të ri – si klasa më e rëndësishme shoqërore dhe si referencë politike – nuk kemi plutokratët e plotfuqishëm, por njerëzit me arsim të lartë.

Pikëpamja e shumicës dëshiron – për arsye të “barazisë” – të kthehemi në shpërndarjen fordiste, ajo që dominoi midis fundit të Luftës së Dytë Botërore dhe viteve 1980. Pra ajo dëshiron një barazi të drejtuar nga drejtësia, ndërsa pakica nuk duket se interesohen për një barazi më të madhe për shkak të barazisë në shpërndarjen e të ardhurave.

Edhe pikëpamja e dytë mund të arrijë në një përfundim në favor të një rishpërndarje më të madhe të të ardhurave, pra të një barazie më të madhe, por jo për arsye të barazisë, por të “mundësisë”.Si mund të artikulohet kjo tezë? Bërthamë e saj është lëvizshmëria sociale. Ideja është që duke e stabilizuar klasën e mesme moderne që po rritet në ekonominë e dijes,  lëvizshmëria sociale çon drejt një barazie më të madhe.

Ajo lidh interesat e klasave me të ardhura të ndryshme. Ata që ndodhen në ekstremitetin e poshtëm, mund të mendojnë për ngjitjen shoqërore të tyre dhe të fëmijëve. Ndërsa ata në ekstremitetin e sipërm mund të mendojnë se nuk përshtaten me dinamikën e modernizimit, për shkak të prejardhjes së tyre sociale.

Kjo logjikë e dyfishtë e lëvizshmërisë shoqërore, krijon një bashkësi interesash, ku mund të ndiqen linjat klasore por pa intensitetin që do të ndodhte nëse të gjithë do të mbesin në gjendjen fillestare.

Tani le të imagjinojmë sikur lëvizshmëria shoqërore është e bllokuar, sepse ata që i përkasin ende klasës së mesme, por që zotërojnë pak aftësi, e gjejnë veten, për shkak të mënyrës se si funksionon ekonomia e dijes, në një pozicion rrëshqitje më poshtë.

Nga njëra anë, ata do të përpiqen të kenë një integrim të të ardhurave të tyre me transferimin – përmes taksave – tek një pjesë e të ardhurave nga klasat që kanë aftësi, dhe për këtë arsye të ardhurat, megjithatë, nuk mund të shpresojnë të bashkohen.

Nga ana tjetër, ata nuk shohin një ngjashmëri interesash me ata që janë në fund, siç janë për shembull emigrantët. Nëse lëvizja lart shihet si e pamundur, dhe emigrantët shihen si konkurrentë të padëshiruar, ushqehet një mentalitet i“lojës me shumën zero”.

Në fund, ekzistojnë dy projekte, ai i shpërndarjes sipas barazisë dhe ai i mundësive. E para nuk promovon zhvillim, por shpërndan pak a shumë të ardhura të pandryshueshme, dhe e dyta, që duhet të zbulojë vetveten, dëshiron që të rishpërndahet zhvillimi. / “Linkiesta” – Bota.al

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull