Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rrezikon katastrofë mjedisore/ Zbulohet landfilli ilegal në kodrat e Spillesë

plehrat-780x405

Një katastrofë mjedisore është duke ndodhur në një landfill të ri ilegal të krijuar në kodrat e Spillesë në pjesën e territorit nën administrimin e  Bashkisë së Kavajës.

Lajmi, me pamjet e transmetuara nga televizioni “FaxNews”, tregojnë se Bashkia Kavajë në mënyrë të paligjshme po depoziton mbetjet urbane në një kodër larg qendrave të banuara, ku dhe më pas bën djegien e tyre.

Kanë qenë banorët e fshatrave përreth ata të cilët kanë evidentuar tymin dhe kanë denoncuar ndotjen mjedisore që po shkaktohet për shkak të papërgjegjshmërsisë së Bashkisë.

Burime bëjnë me dije se djegia e mbeturinave në kodrat e Spilles ka rreth dy javë që po ndodh, ndërkohë që Bashkia Kavajë e mohon ekzistencën e një landfilli të tillë.

Pasojat e ndotjes së shkakuar ndikojnë jo vetëm në mjedis por edhe në turizëm pasi plazhi i shumëfrekuentuar i plazhit të “Gjeneralit” ndodhet rreth 3 kilometra në vijë ajrore.

Related Posts

Leave a comment