Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Zbulohet mozaiku i rrallë gjatë gërmimeve për rindërtimin e shkollës në Durrës

-640-0-dd5892d26d21be50fb52afe2f73c6c5b

Monumenteve unikale të qytetit të Durrësit i shtohet tashmë edhe një mozaik i rrallë.

Një pjesë e tij doli në dritë gjatë punimeve për hapjen e themeleve për rindërtimin e shkollës së mesme “Gjergj Kastrioti”.

Sipas arkeologut prof. dr. Luan Përzhita, i cili drejton punën për këtë zbulim arkeologjik, ky është një mozaik mjaft i rrallë jo vetëm për vendin tonë, por për të gjithë rajonin e Ballkanit.

Ky mozaik i përbërë nga gurë ngjyrë blu të errët dhe të bardhë ku paraqiten figura gjeometrike dhe floreale i përket fundit të shekullit të i dhe fillimit të shekullit të II dhe është pjesë e një vile luksoze që ndodhej pranë amfiteatrit të Durrësit.

Deri tani janë zbuluar disa pjesë të këtij mozaiku që mendohet të ketë një sipërfaqe rreth 60 metër katror.

Përveç mozaikut është zbuluar edhe një pjesë muri 3 metër e lartë në anën lindore si dhe disa objekte të tjera. Ky është një zbulim mjaft i rrallë arkeologjik që i shtohet trashëgimisë së jashtëzakonshme kulturore të qytetit tonë.

Puna e arkeologëve do të vijojë deri në zbulimin e plotë të të gjithë objekteve arkeologjike në këtë zonë.

Related Posts

Leave a comment