Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Shpëton” Britney Spears, i ati heq përfundimisht dorë nga kontrolli mbi këngëtaren

Sony Pictures' "Once Upon A Time...In Hollywood" Los Angeles Premiere - Arrivals

Babai i Britney Spears ka rënë dakord të japë dorëheqjen si kujdestar i këngëtares pas 13 vitesh, raportojnë mediat e huaja.

Karriera e këngëtares ka qenë në duart e kujdestarëve ligjorë që nga shqetësimet publike mbi shëndetin e saj mendor në vitin 2008.

Marrëveshja e urdhëruar nga gjykata i dha të drejtën e kontrollit babait të saj, Jamie Spears, mbi pasurinë e saj dhe aspekte të tjera të jetës së këngëtares.

Ajo kërkoi ta hiqte atë nga roli i kujdestarisë, duke kërkuar që ai të akuzohej për “abuzim me kujdestarinë”.

Jamie Spears ka mohuar vazhdimisht çdo akuzë për keqbërje dhe ka shprehur shqetësim për mirëqenien e vajzës së tij.

Mosmarrëveshja e zgjatur ligjore fitoi vëmendje të përtërirë në vitin 2021 pas publikimit të Framing Britney Spears – një dokumentar i cili u përqëndrua në konfliktin mbi kujdestarinë e këngëtares.

39-vjeçarja më vonë i tha një gjykatësi se ajo ishte droguar, e detyruar të vepronte kundër vullnetit të saj dhe i ishte ndaluar të kishte fëmijë.

Related Posts

Leave a comment