Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Berisha në ‘arrest shtëpie’, oficerët e policisë i shkojnë për kontroll në banesë

-800-0-1704195402xberisha-230

Oficerët e policisë kanë shkuar në banesën e ish kryeministrit Sali Berisha për të verifikuar zbatimin e masës së sigurisë.

Kontrolli rutinë bëhet për të verifikuar nëse ish-kryeministri respekton masën e sigurisë të “Arrestit në shtëpi”, të dhënë nga Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe korrupsionit.

Pjesë e trupës që kreu verifikimin ishte dhe Erion Ismaili, Drejtor i Krimit Ekonomik, në Tiranë.

Kujtojmë se GJKKO caktoi mesditën e të shtunës, 30 dhjetor, masën e sigurisë “Arrest me burg”, me mbikqyrje policore, ku i lejohet komunikimi vetëm me familjarët e tij.

Sipas njoftimit të GJKKO Sali Berisha nuk duhet të largohet nga banesa e tij e ndodhur në rrugen “Mustafa Matohiti”, si dhe të mos komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të.

Related Posts

Leave a comment