Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kontrollet e agjentëve të BKH në zyrën e Metës, reagon PL

-640-0-1700569536xmeta-148

Partia e Lirisë ka reaguar pas publikimit të lajmit të publikuara lidhur me kontrolle të BKH në zyrën e Ilir Metës.

Në reagimin e bërë, PL shprehet se nuk ka asnjë njoftim apo dijeni për një kontroll të tillë.

“Përshëndetje! Duke marrë shkas nga një lajm i publikuar nga Report TV dhe Shqiptarja.com, Partia e Lirisë sqaron se në ambientet e Partisë së Lirisë, nuk ka ardhur asnjë oficer i BKH për të bërë kontroll në zyrën e kryetarit të Partisë së Lirisë, zotit Ilir Meta dhe në seli. Partia e Lirisë nuk ka asnjë njoftim apo dijeni për një kontroll të tillë të BKH-së”-thuhet në njoftimin e Partisë së Lirisë.

Related Posts

Leave a comment