Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Dy vjet burg ish-deputetit serb që mohoi masakrën e Reçakut, revoltohet Vuçiç

-640-0-6127472070f80

Gjykatë e Apelit në Kosovë ka lënë në fuqi dënimin për ish-deputetin serb të Kosovës, Ivan Todosijeviç i cili pretendoi se masakra e vitit 1999 në Reçak ishte “e sajuar”. Ivan Todosijeviç u shpall fajtor në dhjetor 2019 për nxitje të urrejtjes etnike dhe u dënua me dy vjet burg. Ai kishte mohuar se civilët e Kosovës ishin masakruar në fshatin Reçak gjatë luftës së Kosovës dhe i kishte quajtur luftëtarët e UÇK “terroristë”.

Ish-ministri serb u dënua nga një gjykatë në Prishtinë për nxitje të urrejtjes kombëtare, racore, fetare dhe etnike. Todosijeviç u shkarkua gjithashtu nga kryeministri në largim Ramush Haradinaj pasi bëri komentet.

Të mërkurën, Gjykata e Apelit e Kosovës la në fuqi vendimin, pavarësisht ankesave nga politikanët serbë të Kosovës. Petar Petkoviç, kreu i zyrës së qeverisë serbe për Kosovën, tha në Facebook se vendimi ishte “i turpshëm”.

“Gjykata e Prishtinës i ka shkaktuar dëme të pallogaritshme procesit të pajtimit me Kosovën. Me këtë vendim skandaloz, i cili nuk bazohet as në ligj dhe as në drejtësi është një vendim kundër çdo serbi që luftoi për të vërtetën”, tha Petkoviç, i cili u shpreh po ashtu se nuk do mungojë dhe përkrahja ligjore për Todosijeviç.

Masakra e Raçakut, në të cilën 45 shqiptarë të Kosovës u vranë nga forcat serbe, ishte një nga incidentet që e shtynë NATO -n të ndërhyjë dhe të ndalojë luftën. Fushata e bombardimeve 78-ditore e NATO-s i dha fund goditjes të Sllobodan Millosheviçit kundër UÇK.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç më parë e përshkroi dënimin e Todosijeviçit si “të frikshëm” , ndërsa i bëri thirrje Bashkimit Evropian që t’i bëjë kërkojë Prishtinës të respektojë marrëveshjet e nënshkruara.

Related Posts

Leave a comment