Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kundër vaksinimit me detyrim/ Studentët ngrenë siparin e protestave, sot në ora 18.00

Studentet, posterat kunder vaksinimit te detyruar

Pasi diten e djeshme Komiteti i Ekspertëve vendosi vaksinimin me detyrim të disa kategorive, midis të cilëve përfshihen edhe studentët, në kundërshtim të kësaj mase, këta të fundit kanë zgjedhur organizimin e  protestave.

Lidhur me këtë vendim organizatorë e lëvizjes kundër i thanë “Arberianews”, se tubimi i parë do të mbahet mbasditen e sotme, në orën 18:00, përballë amfiteatrit të Universitetit të Arteve që do të shënojë ngritjen e siparit të protestave studentore.

Aktiviteti i mbrëmjes së sotme do të ketë formën e një diskutimi të hapur, kurse është projektuar data 11 shtator 2021 dita kur në Sheshin “Nënë Tereza” të kryeqytetit të mbahet protesta e madhe studentore.

‘E drejta jote mbaron aty ku fillon…diskriminimi im…’ Kundër vaksinimit me detyrim. Pro lirisë; trupi im zgjedhja ime. Mbro jetën, po shkencës. Mbro fëmijët, jo politikës. Debat i hapur. Ja si do ta mbrojmë jetën, lirinë, punën dhe arsimin.  A do protestojmë, kur? si? pse?’, janë sloganet e stampuarat në posterat e afishuar prej studentëve.

Related Posts

Leave a comment