Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Fakulteti njofton studentët: E hëna pushim, Samiti i Berlinit ka bllokuar rrugët

-800-0-50701a4a80dadb73a853271338cc8031

E hëna do të jetë ditë pushimi për studentët e Ekonomikut në Tiranë, për shkak të masave të marra nga policia në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit.

Fakulteti i Ekonomikut ka njoftuar sot studentët se për shkak të bllokimit të rrugëve në këtë zonë, e hëna do të bëhet pushim, por do të zëvendësohet një ditë tjetër.

Një prej akseve që do të bllokohen, është edhe rruga e “Ebasanit”.

Njoftimi:

Njoftim për studentët dhe stafin e Fakultetit të Ekonomisë, UT

Me vendim të Dekanatit, për arsye të masave të marra për bllokimin e rrugëve në zonën ku ndodhet godina e Fakultetit të Ekonomisë edhe për këmbësorët, për shkak të zhvillimit të Samitit të Berlinit në Tiranë, njoftohen studentët dhe stafi se dita e hënë datë 16 Tetor 2023 do të jetë pushim dhe do të zëvendësohet një ditë tjetër.

Related Posts

Leave a comment