Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

PS E “RILINDJES”, SI NJË “KLUB ÇAKEJSH” DHE “CIRK PELIVANËSH”

ED RAMA

“E vërteta e hidhur është se në sytë e komunitetit pasqyra e partive shqiptare, në pushtet prej 30 vitesh, ngjan me filmin ‘koncert në vitin ‘36’…

Nga Edi RAMA –

Kemi një tufë shefash që rendin e rrethojnë deputetin sapo shfaqet në territor. Të gjithë bashkë rrethojnë kryetarin e partisë kur shkojn në territor.  Ai rreth të priviligjuarisht është armik i partisë. Paria e kapardisur në rrugë e kafene në loklale të vendit duhen zhdukur nga sytë e popullit, nëse duan që shqiptarët të na afrohen

Rezultatet jo në lartësinë e duhur janë justifikuar njësoj, duke thënë jo po nuk është kollaj të mos gjesh njerëz të rinj, jo po të mos prishim ekuilibrat se janë zgjedhjet, jo po na mërziten ata poshtë dhe nuk afrohen për zgjedhje, jo po nuk afrohen njerëzit po nuk u dhe punë shteti, jo po rinia është indiferente, jo po statuti, jo po udhëzimi jo po duam mbështetje nga lart, jo po ç’deshi ai te zona ime, jo po se desha atë të vinte te lagjia ime, jo po ajo pi kafe te lokali i PD, jo po ajo ja ka lënë lokalin LSI.

Një parti politike dhe gjykimi i saj nga publiku dhe kthimi në një komunitet vlerash është si të pajtohesh me vetëkyçjen brenda një rrethi vicioz…

Si mund të harrohet që Anëtarësia e PS është vetëm 1/8 e votuesve tanë. Kush i dëgjon ata që na japin votën. Nuk dua të bëj leksion për partitë politike në demokraci por duhet të alarmohemi sot për të ardhmen dhe teoria e gjithëpranuar se njerëzit nuk të vijnë e nuk të kuptojnë e nuk punojnë për ty nëse punësimi në shtet nuk është karremi, është teoria jo e atyre që udhëheqin por atyre që udhëhiqen dhe merren për hunde nga tërësia e njerëzve të mbetur pa udhëheqës.

Duhet kërkuar më shumë duke besuar tek inteligjenca dhe te shpirti i tyre. Kush kërkon më shumë prej tyre, duhet të jetë njeriu që bën atë që thotë dhe thotë atë që bën dhe nuk shkon dot një njeri t’ju bëjë diskutim për partinë dhe demokracinë nëse figura lidhet me të kundërtën që iu kërkon të tjerëve, sepse figura iu duket si spiker.

Sepse punët e veta i ka vënë në terezi fiks ashtu siç predikon se nuk duhet ti vënë të tjera. Duhet të alarmohemi nëse nuk duam fundin e hegjemonisë politike të PS, të përballemi me fundin e boshllëkut për shkak të mungesës fatale të përkatësisë me partinë pa një interes, që s’mund të jetë arsyeja e vetme pse njerëzit janë pjesë e një partie. Ia kemi borxh të veprojnë atyre që i dhanë jetë kësaj partie, që e sollën në kushtet që ne sot kemi të jemi udhëheqja e saj…

Ne ende sot i kemi lidhjet me njerëzit por nuk janë lidhje që kanë garancinë afatgjatë. Mund të këputen. Nga viti në vit, nga 4-vjeçari në tjetrin. Nëse këputen bëhen të pangjitshme. Hidhni sytë rreth e rrotull. Shikoni ku kanë përfunduar partitë e mëdha socialiste. Doni në jug, veri, perëndim. Merrni shembull. Nuk kanë mundur që të jenë një ushqim.

Duhet të jeni të gatshëm të luftoni njësoj si skuadrat kur zbresin në fushat sportive. Aty mbjellin frytet e asaj që kultivojnë në stërvitje sfilitëse. Me përpjekje intelektuale, durim miliongone, kjo do të jetë qasja e re. Një riorganizim tërësor, jo vetëm në aspektin e shpërndarjes së forcave dhe jo duke bërë nga ato farsat për të dalë në TV me mua dhe kur jepen karta anëtarësie për herë të dytë. Apo kur thirren familjarë.

Nuk kam asgjë me vajzat e djemtë e të gjithëve. Të gjejnë këtu jo punën në shtet por atë nxitje dhe pasion që gjejnë kur bëjnë aktivitete të tjera sociale. Ku ka aktivitet tjerër sesa gara politike. Sa herë kemi hyrë për ta thjeshtuar vetëm është komplikuar, na duhet një parti më shumë më pak rregulla burokratike

Ne duhet të mendojmë për shëndetin e PS dhe forcën për më shumë se 4 vite. Ngritja e një akademie politike në PS për vajza dhe djem në të gjithë territorin për gjeneratën e sotme dhe të nesërme. Nëse nuk doni që PS një ditë aspak të bukur të bëhet një azil pleqsh, duhet vepruar sot, pa menduar që kjo nuk do të ndodhi kur ne kemi pushtetin. Jo, nuk do ndodhë por do të ndodhë më shpejt nga sa e përfytyroni.  Do katandiset partia si simotrat e saj, kashtë dhe koqe. E bashkë me të edhe jetën e fëmijëve tanë…

I gjithë organizmi i partisë ekspozohet ndaj infektimit të gjendrave malinje sepse krijohen ngaqë shtyhet kura e duhur me justifikimin “nuk është ky momenti, më vonë”.

Kjo shtyrje e pafundme e përballjes e një kapitali të çmuar si PS, varfëron demokracinë duke e çbërë politikën dhe ne kemi kontributin tonë fatkeq: ngjajmë me një cirk pelivanësh. Në sytë e publikut, të rinjve iu duket si klub çakenjsh.

Partia nuk mund të zgjohet kur vijnë zgjedhjet dhe nuk mbahet gjallë si moçal interesash në rrethet e të privilegjuarve dhe e vërteta e hidhur se pavarësisht dallimeve me rivalët tanë, pasqyra e partive tona, në sytë e komuniteteve të Shqipërisë ngjan si një copë e filmit ‘Koncert në vitin 1936’, ku kemi një tufë me drejtora.

Nëse duam një parti të rifitojë përsëri besimin e shqiptarëve, shembëlltyre e asaj parie kapardisur nëpër rrugë e nëpër kafene, duhet zhdukur nga sytë e popullit.

Nëse duam që shqiptarët të na afrohen shumë më shumë dhe nëse duam që Shqipëria e kësaj periudhe të historisë që ne kemi fatin ta shkruajmë pas 2 zgjedhjesh të jetë ngjitur në majë…

Mos luani me nervat e zgjedhëzve. Unë këmbëngul që ta dëgjoni këtë këmbanë, ta kuptoni këtë këmbanë dhe të më ndihmoni mua dhe njëri-tjetrin në këtë rrugë që nisim sot drejt mandatit të katërt.

Mandati i katërt nuk ka lidhje as me mua as me ju, ka lidhje me një emër të madh që secili nuk ka të drejtë ta shpërdorojë për intersa të tij, ka lidhje me Partinë Socialiste. Tani fillon Rilindja e dytë në PS.

Ndihma më e madhe që unë pres prej jush ësHtë që cdo ditë kur të dilni nga shtëpia është të dlni në borxh ndaj këtij populli. Bëni gjithccka mos na fusni në borxhe të reja.

* Shkrimi është pjesë e redaktuar e tekstit që Edi Rama, kryetari i socialistëve “rilindas” mbajti në Asamblenë e partisë ditën e djeshme.

Related Posts

Leave a comment