Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kishin mbjellë kanabis, në pranga gruaja. Në kërkim bashkëshorti

E035BEF7-B39D-421D-B80D-54711D0265DA

Një çift bashkëshortësh kishin mbjellë kanabis në një sipërfaqe toke në fshatin Zgërdhesh të Fushë Krujës.

Sipas policisë, në pranga ka rënë gruaja 53-vjeçare, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëshorti i saj.

NJOFTIMI

Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në flagrancë 1 shtetase, shpallet në kërkim bashkëshorti i saj.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës, si rezultat i kontrollit të vazhdueshëm të territorit kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike në fshatin Zgërdhesh, Fushë Krujë.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasen Sh. B., 53 vjeçe dhe shpallën në kërkim bashkëshortin e saj, shtetasin L. B., 54 vjeç, banues në fshatin Halil, Fushë Krujë, pasi dyshohen si autorë të kultivimit të fidanëve narkotikë cannabis sativa që janë gjetur gjatë kontrollit në një sipërfaqe toke në fshatin Zgërdhesh, Fushë Krujë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Related Posts

Leave a comment