Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Operacion i policisë kundër kontrabandës, tensione në veri të Kosovës

Capture

Policia e Kosovës hodhi gaz lotsjellës të mërkurën në veriun e vendit për të shpërndarë grupe qytetarësh serbë, të cilët kundërshtuan një operacion kundër kontrabandës.

Operacioni që po zhvillohet në rajone të ndryshme të Kosovës u kundërshtua ashpër në veri të Kosovës, ku qytetarët bllokuan rrugët ndërsa hodhën edhe gjësende të forta në drejtim të policisë.

Policia e Kosovës tha se operacioni kundër kontrabandës po zhvillohet në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë e Jugut dhe Mitrovicë e Veriut.

“Të gjitha veprimet policore janë duke u realizuar në bashkërendim me prokuroritë dhe gjykatat kompetente, me urdhër të të cilave janë duke u kryer kontrolle dhe bastisje në lokacione të ndryshme si shtëpi banimi, lokale biznesi, magazina të mallrave”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia tha se në këtë operacion është përfshirë edhe Dogana e Kosovës dhe se deri tash janë sekuestruar mallra e dëshmi të ndryshme të cilat shërbejnë si prova materiale.

* Së shpejti më gjerësisht…/VOA

Related Posts

Leave a comment