Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Hillary Clinton fton Edi Ramën në New York, zbulohet arsyeja

-640-0-61a8a7fa39c8b

TIRANË – Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë këtë të premte drejt SHBA. Lajmin kryeministri e bëri të ditur pak minuta më parë gjatë një takimi që pati me disa persona me aftësi të kufizuara që po protestonin para parlamentit.

Top Channel mëson nga burime qeveritare mëson se kryeministri është ftuar në New York nga ish zonja e parë dhe ish sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton.

Në New York zonja Clinton në emër të organizatës Vital Voices do t’i dorëzojë kryeminisitrit një çmim për rrolin e tij në marrjen në mbrojtje të shtetasve afgan strehuar në vendin tonë.

Top Channel mëson se kryeministri do të nderohet me çmimin “Voices of Solidarity Award”.

Ceremonia do të mbahet me 6 Dhjetor nga ku do të nderohen edhe sekretari përgjithshëm i UN Secretary General Antonio Guterres, IRC Head David Milliband dhe President Joe Biden.

Related Posts

Leave a comment