Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Reshjet gjatë natës/ ARRSH njofton për gjendjen e rrugëve: Akset ku duhet të bëni kujdes

res-752x440

Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se gjatë natës ka pasur reshje me intensitet mesatar pa shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve.

Në njoftimin e shpërndarë, ARRSH iu bëri thirrje drejtuesve të mjeteve që të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.

“Kontraktorët kanë qenë në terren ku kanë bërë pastrimin e akseve nga rënia e gurëve apo inerteve si në: Qafë Mali-Fierzë, Sopot-Kam, Koplik-Bogë, Dedaj-Razëm, Gramsh-Kodovajt dhe në zonën e Poçemit Në Valbonë, në Qafën e Qarrit, në Dardhë dhe në Voskopojë ka pasur reshje bore, rrugët janë të hapura dhe qarkullimi vazhdon pa probleme.”

Related Posts

Leave a comment