Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kryeministri, avokat vulgar

rama-edi321-770x393-1
Nga Spartak NGJELA –
Sapo dëgjova konferencën e shtypit të kryeministrit të Shqipërisë.  Flet sikur të jetë një njeri i thjeshtë i popullit.
Nuk ka kuptuar asgjë. Sot atij i ka rënë shteti; sepse 650 mijë shqiptarë janë dhunuar në pikën më të dobët të ekzistencës së tyre.
Kryeministrit i ka rënë shteti; kurse ai bën një avokati vulgare, duke thënë se do të përmirmsojë sistemin; dhe se kjo ka ndodhur kudo në vende të ndryshme të Perëndimit. Turp! Mbrojtje vulgare.
Duhet të japë dorëheqjen.
Nuk ka siguruar jetën ekonomike të qytetarëve të tij; që është sekret i njohur me ligj. Edi Rama, që nga sot nuk është më kryeministër i shqiptarëve të dhunuar.
Duhet të japë dorëheqjen.
Nën një dhunim të tillë që iu bë shqiptarëve masivisht, përgjegjësi është shefi i qeverisë me të gjithë qeverinë.
Vlera e një kryeministri është garantimi i jetës shoqërore të shqiptarëve. Mosgarantizmi i kësaj jete është krim.
Kurse Kryministri flet sikur nuk ka qenë kryeministri i këtij vendi.
Zoti Kryeministër! Qenia Kryeministër nuk është privilegj, por është përgjegjësi!

Related Posts

Leave a comment