Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“FITORET” E KRYEMINISTRIT DHE SHPOPULLIMI I VENDIT

IKJA E SHQIPTAREVE
Ndërkohë që kryeministri Edi Rama pasqyron vetëm “suksese” dhe “fitorje” në qeverisjen e vet, në Shqipëri vazhdon tkurrja e paprecedentë e popullsisë…Këtë të keqe popujve ja bëjnë vetëm pushtuesit më gjaksorë…
Nga Erion DASHO –
Me 32 mijë qytetarë u pakësua popullsia vetëm gjatë vitit 2021, aq sa popullsia e një qyteti mesatar. Ky pakësim ishte pasojë e kombinuar e pandemisë (mbi 18 mijë humbje jete në dy vjet) dhe emigrimit. Ndërsa pandemia çoi në minus 3 mijë rritjen natyrore, emigrimi ishte përgjegjës për rreth 30 mijë largime pa kthim.
Ndërkohë “bangladeshizimi” nuk funksionon për dy arsye kryesore: së pari, sepse pagat që ofron Shqipëria nuk janë ende konkurruese dhe, së dyti, sepse gjuha shqipe e bën të pamundur integrimin e të huajve në tregun e punës.
Vendet si Shqipëria, fuqia puntore e huaj do t’i përdorë dhe po i përdor vetëm si trampolin për emigrim të paligjshëm. E vetmja mënyrë për t’i mbajtur emigrantët e huaj në Shqipëri është sekuestrimi i pasaportës. Kjo metodë e përdorur për shumë dekada në disa vende gjerësisht të kritikuar, nuk mund të përdoret në mes të Europës dhe nga një vend që aspiron BE-në.
Në këto kushte, e vetmja mënyrë për të mos u zhdukur si popull dhe si komb është që trushplarët që kanë 22 vjet që votojnë “Boratin” (12 vjet si Kryetar Bashkie dhe 10 vjet si Kryeministër)/ të kuptojnë/ më në fund/ se ai nuk është as një vizionar dhe as një shtetar.
ËSHTË THJESHT NJË AVENTURIER QË E DO DHE E PËRDOR PUSHTETIN NË FAVOR TË TRILLEVE, TEKAVE DHE ARGËTIMEVE TË VETA; NË FUNKSION TË IDEVE DHE PROJEKTEVE IREALE QË NUK KANË LIDHJE AS ME TË TASHMEN DHE AS ME TË ARDHMEN E VENDIT.
Trushplarët janë duke votuar për personin që, të keqen më të madhe dhe të pariparueshme që po i bën vendit të vet, është SHPOPULLIMI ME RITME ALARMUESE, ZHDUKJA, SHFAROSJA E POPULLATËS…
Këtë të keqe popujve ja bëjnë vetëm pushtuesit më gjaksorë, ja bënë serbët shqiptarëve të Kosovës, rusët ukrainasve dhe në lashtësi Xhingiz Khani popujve që shfarosi.
Këtë po ja bën sot Edi Rama shqiptarëve! Sa më parë që trushplarët ta kuptojnë këtë gjë dhe të nisin të votojnë ndryshe, aq më mirë…

Related Posts

Leave a comment