Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Para se të vdisni, jetoni!”

adriano-celentano-la-verita-rapporto-nipote-alessandra

Nga Adriano CELENTANO –

“Duke numëruar vitet e mia kam kuptuar se kam më pak kohë për të jetuar nga këtu e tutje sesa kam jetuar tashmë… Ndihem si ai fëmija që fitoi një kuti me karamele dhe të parat i hëngri shpejt, por kur vuri re që kishin mbetur pak, ai filloi t’i shijojë ato me qetësi…

Tani e tutje nuk kam kohë të duroj njerëz absurdë që pavarësisht moshës së tyre nuk janë rritur ende… Nuk i duroj manipuluesit dhe oportunistët…

Dua të jetoj pranë njerëzve shumë njerëzorë, që dinë të buzëqeshin me gabimet e veta, qe nuk fryhen me “fitoret”e tyre, që nuk e konsiderojnë veten “të perzgjedhur” përpara se t’i zgjedhim ne, që nuk ju ikin përgjegjësive të veta, që mbrojnë dinjitetin njerëzor, që duan të jenë në anën e së vërtetës dhe të ndershmërisë dhe për të cilët gjëja më thelbësore është ajo që e bën jetën t’ja vlejë për t’u jetuar…

Po… Unë nxitoj të jetoj jetën me intensitetin që vetëm pjekuria mund të më japë… Kërkoj të mos harxhoj asnjë “karamele” të vetme nga ato që më kanë mbetur pa i shijuar.

Koha që kemi në dispozicion është e lirë, por nuk ka çmim.
Ju nuk mund ta zotëroni, por mund ta përdorni atë!
Ju nuk mund ta mbani, por mund ta shpenzoni atë!
Pasi ta humbni, nuk mund ta ktheni kurrë më!

Qëllimi im është që më në fund të kënaqem në paqe me të dashurit e mi dhe me ndërgjegjen time. Shpresoj edhe ju… sepse në një mënyrë apo në një tjetër të gjithë luftojmë për një të ardhme më të mirë…

Dhe gjithmonë kujtoni:
Para se të diskutoni, merrni frymë!
Para se të flisni, dëgjoni!
Para se të kritikoni, shikoni veten!
Para se të shkruani, mendoni!
Para se të lëndoni, ndjejeni atë!
Para se të hiqni dorë, provoni!
Para se të vdisni, jetoni!”

E solli në shqip: Erion Kristo.

Related Posts

Leave a comment