Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Dumreja hambar gazi/ Depozitë sa Ukraina

depozitimin-e-gazit-768x432

Punimet për ndërtimin e Depozitës Nëntokësore të Gazit në Dumre parashikohet të nisin në vitin 2023 e të përfundojnë tërësisht në vitin 2029…

Studimi i fizibilitetit për depozitimin e gazit në Dumre ka nxjerrë në pah potencialin e lartë që ka Shqipëria, ndërkohë që një investim prej 500 mln USD do të mundësonte rezervimin e një sasie prej 23 bcm, e barabartë me rezervën e Ukrainës”. Gjithçka është bërë me dije nga anëtari i Bordit të Enti të Rregullator të Energjisë, Maksim Shuli, në Komisionin parlamentar të Veprimtarive Prodhuese.

Po ashtu, sipas Shulit politikat duhet të orientohen pikërisht drejt depozitimit të gazit, duke marrë në konsideratë edhe detyrimet që do të vendosen për krijimin e rezervave të gazit, krahas atyre të naftës.

Punimet për ndërtimin e Depozitës Nëntokësore të Gazit në Dumre parashikohet të nisin në vitin 2023 e të përfundojnë tërësisht në vitin 2029. Kjo sipas Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis dhe Social, që është nxjerrë për konsultim publik nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, rreth një vit më parë.

Sipas dokumentit, depozita nëntokësore e gazit mundëson uljen e kostos së përgjithshme të furnizimit me gaz për konsumatorët fundorë nëpërmjet ofrimit të shërbimeve shtesë në tregjet e gazit, si fleksibiliteti i ofertës dhe kërkesës, dhe krijimi i mundësive përkatëse të tregtimit/dita

Related Posts

Leave a comment