Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Dosjet e mbyllura te aferave korruptive/ KESH, humbja 18 mujore 31 milionë USD

-1200-630-Zyrat-e-KESH

 Sikurse kemi paralajmëruar, sot po nisim publikimin e humbjeve që Korporata Elektroenergjitike Shqiptare, me kapital shtetëror dhe financim nga buxheti i publikut të gjerë, dikur një e vetme dhe e njohur si KESH, kurse sot OSHEE etj. bijëza, ndër të cilat dhe vetë KESH.

Qëllimi i rihapjes së kësaj plage të vjetër është evidentimi i gropës financiare që kjo Korporatë i ka shkaktuar buxhetit të shqiptarëve të varfër, nga  abuzimet, nga paaftësia e menaxhimit dhe etja e zyrtarëve për të mbushur xhepat me miliardat e përfituara abuzivisht, e që vijojnë ti gëzojnë të patrazuar  edhe sot e kësaj dite.

Me fondet e publikut të gjerë drejtuesit e KESH-it kanë ngritur pallate për të “pastrehët” e Korporatës, duke përvetësuar banesa të para, të dyta e të treta për veten e vet, pa llogaritur të ardhura të tjera të rrjedhura si nga shpërblimet e pagesat e paligjshme, ashtu dhe nga aferat korruptive të bëra me shit-blerjet e energjisë, me blerjen e transformatorëve të paisjeve, makinerive e materialeve etj.

Gjatë viteve të ikura, në mënyrë sistematike, janë bërë aq shumë afera koruptive sa skandali “CEZ-DIA”, i mediatizuar, herë pas here,  nën etiketimin “afera më e madhe  korruptive në historinë e Shqipërisë paskomuniste”, duket lule. Miliarda e miliarda kanë përfunduar në xhepat e grabitësve të fondeve publike, të mbetur të pandëshkuar. Arsye kjo që edhe pasardhësit zvendësues të tyre kanë guxuar të mos ndalen.

Është ky mosndëshkim arsyeja që këta grabitës i gjen sot me pasuri përallore, që nuk përputhen fare me ato që kanë vetdeklaruar në institucionin e deklarimit të pasurive. Kanë vijuar ta shijojnë të qetë këtë pasuri të grabitur edhe pse Kontrolli i Lartë i Shtetit, pas konstatimit të aferave korruptive, i ka denoncuar përgjegjësit e abuzimeve, të cilëve institucionit e ish drejtësia së mykur ua kanë mbyll dosjet, kundrejt rryshfetmarrjes që i majmi aq teprueshëm sa nuk i justifikonin dot pasuritë.

Mosndeshkueshmëria është arsyeja kryesore që zullumi i skandaleve në Korporatën Elektroenergjitike vijoi e vijon, duke shkaktuar jo vetëm përvetsim abuziv të ardhurash publike, por dhe mosndalje aferash.

“CEZ-DIA” etiketohet si më e madhja, por, pas ndëshkimit me burgim të gjatë të të vetmit njeri të përfshirë në të, Kastriot Ismaili, dhe mbylljes së hetimeve, dosja e aferës “CEZ-DIA” është rihapur dhe drejtësia e re vijon hetimin, ndërkohë që këto të tjerat qëndrojnë të mbyllura edhe pse për to ka patur denoncime nga instancat zyrtare. Ndaj për të mos i lenë në harresë përvetësuesit e miliardave të rrjedhura nga këto afera koruptive le të përpiqemi të kujtojmë.

*  *  *

Kalendari shënonte datën 02 shkurt 2000, kur në një publikim special të rubrikës “Dosjer”, gazeta “Koha Jonë”  sillte shkrimin me titull:” Zbulohen fakte të reja rreth funksionimit të mekanizmit të abuzimeve zyrtare që kanë bërë “kockë e lëkurë Korporatën Elektroenergjitike shqiptare”. Humbja 18 mujore në KESH rezulton të jetë 31 milionë dollarë”. Bëhej fjalë për të dhena të konstatuara përgjatë periudhës së veprimtarisë janar 1998, qershor 1999. Drejtues të Korporatës në atë kohë ishin Engjëll Çuçi dhe Alfred Paloka. Ministër i Energjitikës dhe Punëve Publike (MEPP) Ylli Bufi.(vijon)/ Xhovan Shyti, Arbëria News.net/

THEKSOJMË: Shkrimi është ekskluziv i “Arbërianews.net”, dhe gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Arbërianews.net” si dhe vendosjen në pjesën fundore të linkut të burimit. Nëse kjo nuk konstatohet çdo shkelës  i ekskluzivitetit referuar Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016, do të mbajë përgjegjësi.

 

Related Posts

Leave a comment