Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Një ftesë për Aleksandër Çipën.

71890058_788617111594110_1063511658577526784_n-487x330
Nga Androkli Nika
Sandri është një mik i hershëm i imi.  Jemi njohur në vitet kur unë punoja në një nga sektorët e fermave buqësore, dhe miku im punonte gazetar terreni në Radio Gjirokastra.  Njëkohësisht ky shkruante dhe në shtypin periodik  të kohës. Ishte një nga gazetarët  e rinj që trajtonte tema të kohës, dhe artikujt e tij ishin nga më të lexuarit. Nga rrjetet elektronike i dërgova  një mesazh  për një material botuar në një nga gazetat e kohës, për një intervistë që bëri bujë, dhe që u trajtua me finesë nga Sandri.  Pasi shkembyem mesazhet miqësore dhe mora pergjigjen pozitive prej tij, i nis një información shoqëruar me një ftesë për Panairin që do të zhvillohet në fushën e Çajupit në 19 Qërshor 2022.  Pasi më falnderoi u shpreh etuzjast.
Ajo çka më suprizoi ishte pergjigja e tij .
-Çajupi për mua është vend i shenjtë. Im atë, Lefter Çipa  ka lindur në Çajup.
Të lindesh në Cajupi nuk është dhe gjëja më e zakonshme dhe për Lefter Çipën dhe kohën kur ka lindur evokon nje epokë për atë se cka qënë Çajupi dikur.
Ndofta të qënurit i veçantë i Lefter Çipës, përveç genit, i dedikohet  në një farë mënyre dhe Çajupit. Frymëmarrja e parë e mbushur me aromë trëndeline, çaji e akthi, pika e parë e qumshtit ku gjithë flora e Çajupit ishte futur në  një gotë, banjua e parë e fëmijës me ujë Çajupi ska se si të mos  kenë ndikuar tek ai fëmijë që me kalimin e viteve do bëhej -i madhi- Lefter Çipa.
Për këto të gjitha mbiemri Çipa ka gjithmonë një vënd nderi në Çajup.

Related Posts

Leave a comment