Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Hapet dosja e Autoritetit: Ilir Meta ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit, 140 faqe në arkiva

auto_ilir1658919762

Është zbardhur letra e Autoritetit për Informimin mbi dokumentet e ish-sigurimit të Shtetit, drejtuar kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla.

Në letrën e siguruar zbulohet se përmendet edhe i ish-presidentit Ilir Meta, ndërsa thuhet se nga verifikimet e figurës  nga Komisioni Mezini dhe Bezhani ai ka rezultuar i pastër, por nëse institucioni do të ishte në kushtet e riverifikimit, faktet do të ishin ndryshe. Sipas Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, ish-presidenti i Republikës Ilir Meta përmendet në të paktën 140 faqe informacion në arkivat e ish-Sigurimit të shtetit.
Më tej në letër përmenden dhe zyrtarë të tjerë të lartë me iniciale, si A.D, Th.S, S.H, Xh.Sh dhe D.Ç

‘Në vijim të kërkesave dhe propozimeve tona të mëparshme, por sidomos duke marrë nxitje nga denoncimi më i fundit i ardhur në institucion mbi pastërtinë e figurës së një prej personaliteteve më të lartë të shtetit, siç është ish-presidentit i Republikës, Ilir Metaj, i pajisur me certifikatë të pastërtisë së figurës nga Komisioni Mezini dhe Bezhani, e konfirmuar nga ana jonë me vendimin e autoritetit nr. 17, datë 28.04. 2017, rezulton se në fakt figuron në dokumentet e krijuara nga strukturat e ish-sigurimit të shtetit. Nëse institucioni do të ishte në kushtet e riverifikimit të pastërtisë së figurës së shtetasit Ilir Meta, gjë të cilën nuk na e lejon neni 29, pika 4, e ligjit funksional, rezultatet e kërkimit do të ndryshonin’. Ju përcjellim informacionin në lidhje me rastet më flagrantë të konstatuara nga institucioni, ku disa figura të rëndësishme, si A.D, Th.S, S.H, Xh.Sh, D.Ç dhe I.M, të cilat kanë pasur certifikatë të pastërtisë së figurës, figurojnë në dokumentet e krijuara nga ish-sigurimi i shtetit, raste të cilat duhet të mbahen parasysh në vlerësimin tuaj në lidhje me miratimin nga ana e Kuvendit të propozimeve për ndryshime ligjore.’, thuhet në dokument.

 

Ndërkohë një orë më herët, Autoriteti i Dosjeve ka publikuar në Facebook, një dokument sipas të cilit Ilir Meta është vendosur në dijeni për këtë çështje. Madje sipas këtij dokumenti, Metës i është dorëzuar materiali prej 140 faqesh që figuron në dosjet e ish-sigurimit të shtetit. Këto vendime, sipas dokumentit të publikuar, janë marrë që në 17 maj të këtij viti.

Related Posts

Leave a comment