Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

NË KUJTIM TË NDUE GJIKËS

bejkoo-400x240-1
Sadik Bejko                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                    Dje nga kafe Flora kalova nëpër rrugën Mine Peza…dhe të kujtova. Dikur, sa herë e kam pasur nën këmbë e mia atë rrugë për të ardhur nga Filologjku në Don

Boskotek ti. Gati vrapoja. Kam qenë me krahë që të të takoja.
Dhe do të humbnim në kohë e hapësirë bashkë.
Tash ikën e vanë ato kohë dhe energji. Po nuk jam pishman. Ku ta gjej që të më kthehen përsëri.
Dje te kjo rrugë piva kafe te Hotel Kruja, te Komisariati 3, me një mik 90 vjeçar nga Berati, mik i kohëve të shkuara.
Kur u ktheva, mbajta këmbët aty te bërryli që lidh Mine Pezën me Ministrinë e Arësimit. Është një Zgara aty. Sa birra kemi pirë bashkë dhe me miq atje . Atëherë mendoja se gjithmonë e kishim tepëruar. Por jo… (Ti ke qenë një mik bujar në të paguar.)
Dje, kur stepa aty…kamarierja më tha: eja, urdhëro! Jo e dashur, i thashë, u ndala për nostalgji. Hodha një sy në brendësinë e lokalit. Birrat… qoftet… mezet….. por ti nuk ishe aty. Me kë të ulesha!
Ia mbatha për në shtëpi. Ik o xhajë nostalgjik, i thashë vetes. Mos e kthe kokën pas.
Por, por… sa mirë kemi bërë që mbase e kemi tepëruar me ca birra e me ca të ngrëna të kripura atëherë …dikur
Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe njerëz në këmbë

Related Posts

Leave a comment