Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

DEMOKRACI, POR …PERSEKUTORËT MBROHEN

bejkoo-400x240-1-1-1-1

Sadik Bejko

Më poshtë janë kopertinat e disa librave mbi jetën dhe krijimtarinë e Vilson Blloshmit dhe të Genc Lekës të përgatitura prej meje.
Libra ku jepet krijimtaria dhe jeta e dy poetëve martirë Vilson Blloshmi dhe Genc Leka. Botime të plota te renditura me shenime, me studime, një krijimtari e nxjerrë nga arkivat e Sigurimit të Shtetit, që (e plotë) po shihte dritën e diellit për herë të parë.
Botime për mua me shumë peripeci dhe jo pa pasoja.
Dosjen e tyre arkivore (me kohë plotesuar dhe me te tjera kërkime) ma solli Bedri Blloshmi.
Autorizimin ligjor për botim e jepnin dy familjet e poetëve.
Më 2006 nga shtëpia botuese “55” doli botimi “Vilsoni dhe Genci”, (292 faqe). Botim me poezi, përkthime, letëkëmbim të poetëve, me parathënie analitike dhe me jetëshkrim në nivel monografie prej meje; me dokumente dhe foto që provonin vrasjen nga shteti të dy poetëve.
Parathënia e librit ishte shkruar nga Ismail Kadareja.
Dorëshkrimin “Vilsoni dhe Genci’ nuk ma botoi shtëpia botuese “Marin Barleti” e M. Ahmetit sepse kërkoi të hiqnim nga publikimi denoncuesit e poetëve, Diana Çulin, Koçi Petritin, Muzafer Xhaxhiun.
(“Marin Barleti” më pas bëri një botim të pa autorizuar, te cunguar, botim pirat të ketij dorëshkrim. B. Blloshmi u ballafaqua në gjyq, dhe këtë botim e eleminoi.) Per cudi, botimin pirat Marin Barletit ia finaconte Instituti i te Perndjekurve.
Doreshkrimin “Vilsoni dhe Genci”, pasi na e hodhi poshte botuesi “Marin Barleti”, e çuam në dy-tri shtëpi botuese të tjera. Dhe ato na refuzuan. Me fjalë poshtëruese na zbuan. Nuk e besonin qe dy poete fshatare, te vrare me 1977 nga shteti per sabotim te mbjellash, kishin vlera te shenuara artistike.
Nuk mund të merrnin përsipër dokumentimin shkresor me dëshmi nga arkivat e Sigurimit të atyre që i kishin denoncuar poetët. Denoncuesit ishin ende të gjallë dhe autoritete imponuese në opinionin e kohës: Petriti, Xhaxhiu, Diana Çuli.
Në veçanti Diana Çuli (për turp të saj) në ato vite u propozua për çmimin “Nobel” në letërsi dhe pati një karrierë politike të suksesshme si deputete në Kuvendin e Shqipërisë. Na përfaqësonte dhe në Strasburg.
Më së fundi, me “miq” doreshkrimin “Vilsoni dhe Gencin” e pranoi Fahri Balliu , botuesi “55”. Isha i lodhur; ia dhashë pa asnjë kusht disketën me gjithë dorëshkrimin. Zonja Elzana Agolli bëri faqosjen. Libri doli.
Nuk mora asnjë lek.
Gjithe materialin nga doreshkrimet origjinale e kisha hedhur në kompiuter me duart e mia. E kisha renditur…studiuar….
Por ma kishin përplasur turinjve dy a tre botues… Si duket komunizmi ende vazhdonte me vrasjen e botimeve “të armiqve të popullit dhe të armiqve të partisë”…
U kënaqa që botuesi “55” ma pranoi … pa asnjë shpërblim…
Pa asnjë falënderim..

Related Posts

Leave a comment