Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Gjekmarkaj: Nasipi i fliste opozitës, por e dëgjonin karriget

auto_Gjekmarkaj-750x3751677937817

Kryengritje e madhe, sulme, kundërsulme, mbrojtje, tym, flakë priteshin të enjten po pasdite gjeje pak këmbe njeriu në Kuvend.

Me Xhelalin dhe Fluturën e paqtuam stomakun me një supë të ngrohtë, e cila na e gëzoi midenë e na zvogëloi hallet.
Sa here Kamza hynte në bisedë, qerratai bëhej melankolik si poet. Ja hoqën nga dora dreqërit, e kishte të fituar. Esmerllëku i pikas një mërzi qivuri.

Salianji tha po ik! Po ku kështu me kaq nxitim more i uruar e njeri i mirë, thashë? Eeeee tha po kërkoj doktor! Po ngase ankon? Jam turbulluar tha, mendoja që vetëm unë jam njeri perëndie, këtu me duken të gjithë njerëz të ndershëm, të paqtë, të urtë e të mençur, të drejte po e po, ndaj t’i jap një të shtrënguar fiqirit. Mos humb kohë e inkurajova , ik me vrap.

Çyrbja ishte bërë një me dhimbjen si monument tragjedish antike. Ajo ishte ngurosur në portret. Nuk e priste kurrë që Babo nuk do të ulej në krahun e tij, por shkoi dhe ku pa, në mes të atyre qafirve që zemrën i kanë thyer me vickla. Sidomos Braçe qaramani që donte të binte në sy se po i rri pranë në ditë të keqe, ndërsa ai në të ëmbla e të tharta ditë gati për theror. Nuk kishte në krah as Enin për mbështetje psikologjike.

Elvis Xhoxhi i dërgoi një sms që e qetësoi disi! “Babo po sillet si Mao, ulet në mes të liberalëve për të kuptuar kush janë konservatoret dhe me pas tek ata për të gjetur liberalet. E holle kjo punë”. Me Babon afër Etilda u gëzua ndjeshëm, buzëqeshi ëmbël, pa dalldi, por mori kurajo për të mbajtur një fjalim historik kundër opozitës. Unë e ndjek zonjën Etildeë me respekt për limfën retorike, po të enjten ula kokën mos me përcëlonte zjarri i llafit që lëshonte.

Po ashtu edhe e dashura Anila Denaj na bëri zap. Nuk dini ç’është e mira, e bukura, marifeti e lezeti ndaj humbisni qe ideja. Shikoni majtas dhe i gjeni.

Ermonela gati u përgjum teksa ëndërronte që Lindita të shfaqej sa më vonë për ta zëvendësuar ose të mos kthehej më kurrë. Por teksa Ermua po puliste sytë gati në ëndërr, Lindita u shfaq dhe një “erdha” e thatë u ndie në ajër.

Qysh nga ora 16 Kosta i Gramozit dhe Linditës i qeshur si fluturak, shend e verë lodronte atyre ujdhesave. Na pa perëndia tha, ja hodhëm paq. Nuk ndjeu më nevojën të maskohej. Një kostum birinxhi e një kollare dukeshin një me fytyrën që i shkëlqente nga relaksi. Përjetonte triumfin me përvujtni.

Dy duduma ngarkoheshin haptaz me ushqime, ilaçe e dru zjarri, kandila, qirinj të cilat Kostaqi i kishte sjellë duke menduar darkën e fundit. I vinte pak keq për lodhjen, por kur mendonte sa gëzim e siguri i kishte sjelle Babos e Kryetares, i bëhej zemra Korab dhe mundimet i dukeshin detyrë e shenjtë. Genc Gjonçaj ndonqse mbajti mbi supe soba e dyshekë nuk pranoi ta ndihmonin, pa gëzimin e Kostës nuk pranoi t’i kthenin mbrapsht. Ti lëmë tha “jeta na ka mësuar që historia përsëritet”.

Qofte lëvdue Babo gjithmonë e jetës dhe doli nga skena. Nasip Naço pat më të vështiren detyrë. Ai mbajti një fjalim të thellë si gjithmonë por edhe të pazakontë. Nasipi i fliste opozitës dhe e dëgjonin karriget e saj.

Related Posts

Leave a comment