Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kurti flet për takimet në Bruksel: Kur të më thërrasin shkoj, ndërkohë jeta vazhdon

albin-kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se është i gatshëm të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

“Kur të na thërrasin jemi të gatshëm që të zhvillojmë takimin e radhës, por në ndërkohë duhet të vijmë në arat që punohen, jeta vazhdon”, deklaroi Kurti.

Ai tregoi se në takim e sotëm që pati me të deleguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçaç, kanë biseduar për zbatimin e marrëveshje për energjinë.

“Në çështjet aktuale kryesorja për neve është zbatimi i marrëveshjes së energjisë, në mënyrë që edhe në veri të Ibrit të fillojë inkasimi për energjinë e konsumuar, sepse nuk ka kurrfarë kuptimi që ta shfrytëzosh energjinë elektrike nga burimet e Kosovës e të mos paguash asgjë”, theksoi Kurti.

“Prandaj tek çështjet aktuale fokusi ynë është zbatimi i marrëveshjes për energjinë që edhe atje të paguhet energjia elektrike”.

Kur është pyetur për Raportin e Progresit për Kosovën, kryeqeveritari ka theksuar sa i përket rajonit Ballkanit “jemi shumë mirë, më mirë se shumica”.

Ndryshe, pas takimit me Lajçak-un, Kurti ka udhëtuar për në Gjilan, në fshatin Miresh, ku ka marrë pjesë në vendosjen e gur themelit të një çerdheje.

Përpos vendosjes së gur themelit, Kurti ka vizituar edhe bujkun Osman Osmani për të parë nga afër se ai po e lëvron tokën.

“Pas rritjes së rendimentit këtë verë, po shtohen edhe mbjelljet këtë vjeshtë. Në vitin 2022 është rritur për 15.5% sipërfaqja e mbjellur me grurë dhe për 91% ajo me misër. Krahasuar me 2021 përkrahja qeveritare për mbjelljen e grurit është rritur për 216% për hektar, kurse për atë të misrit 119% për hektar”, ka shkruar Kurti.

Related Posts

Leave a comment