Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kurti mbërrin në Paris, pritet takimi me Vuçiçin!

-640-0-dd7085ea7db99667284890272f2f7008

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është në Paris me ftesë të presidenti francez Emmanuel Macron për të marrë pjesë në një konferencë paqeje. Në këtë rrugëtim, shefi i ekzekutivit kosovar shoqërohet dhe nga presidentja e vendit Vjosa Osmani.

Vëmendja tani është e përqendruar tek mundësia e përballjes së tij me kreun e shtetit serb, Aleksandar Vucic, një takim ky që do të vinte në mesin e një përshkallëzimi të tensioneve që kërcënonte të ndezin sërish zjarrin e trazirave në veri të Kosovës.

Përveç punimeve dhe darkës përgjatë këtij forumi prestigjioz, ndoshta mund të ketë edhe një takim trilateral me Presidentin e Serbisë i cili po ashtu është ftuar atje. Unë me vete do të kem ekipin tim gjashtë anëtarësh nga kryeministria. Jam i gatshëm sepse i përgatitur, dhe gjithnjë i interesuar, për dialog për marrëveshje, për normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër“- shprehet Kurti.

Kurti foli për dy propozime në tryezë: ai që vetë kryeministri ka paraqitur për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes, i prezantuar në takimin e 18 gushtit 2022 në Bruksel, dhe propozimi i famshëm franko-gjerman që ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, i prezantuar nga emisarët Jens Plotner dhe Emmanuel Bonne.

Vuçiç, ka thënë se “Franca dhe Gjermania kanë propozuar që Serbia të lejojë që Kosova të anëtarësohet në organizata dhe institucione ndërkombëtare, përfshirë edhe Kombet e Bashkuara, në këmbim të integrimit më të shpejtë të saj në BE”. Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borell është shprehur se i ka marrë përgjigjet nga Kosova dhe Serbia për planin franko-gjerman dhe se ato janë duke u shqyrtuar.

Evropian dhe Shtetet e Bashkuara u bënë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ulin tensionet dhe të shmangin veprimet që mund të çojnë në përplasje, ndërsa shprehën zhgënjimin që qeveria e Kosovës nuk përfilli kërkesën për një shtyrje dhjetë muajshe të afatit për konvertimin e targave të makinave.

Related Posts

Leave a comment