Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Tensionet në veri, Kurti: Republika e Kosovës do mbrohet me forcë dhe vendosmëri

-800-0-3bf3915024f6ca281e603cf8d1f9d7d0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se janë duke punuar me KFOR-in dhe NATO-n për të zgjedhur në mënyrë paqësore situatën në veri, derisa ka theksuar se Kosova do të mbrohet me forcë dhe vendosmëri.

“Presidenti dhe kryeministrja e Serbisë kanë kërcënuar edhe me agresion ushtarak, duke kërkuar që ushtria serbe të kthehet në territorin tonë.

Ne nuk kërkojmë konflikt, por dialog dhe paqe. Por më lejoni të jem i qartë: Republika e Kosovës do të mbrohet me forcë dhe vendosmëri”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Sipas Kurtit, me zgjidhjen e çështjes së targave dhe vonesën e zgjedhjeve, bandave kriminale në veri të Kosovës u mungon edhe preteksti më i dobët për barrikada dhe sulme të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës.

“Në bashkëpunim me NATO-n dhe KFOR-in, ne po punojmë për të adresuar situatën shpejt dhe në mënyrë paqësore”, shtoi ai.

Related Posts

Leave a comment