Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Australia sanksionon Rusinë dhe Iranin për shkelje të të drejtave të njeriut

-640-0-1670750749xaustralia-santcions-russia-683

Australia ka deklaruar se do vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit si kundërpërgjigje ndaj shkeljes së të drejtave të njeriut, skynews.

Në një deklaratë, ministrja e jashtme Penny Wong tha se sanksionet do të vendosen ndaj 13 individëve dhe dy entiteteve, duke përfshirë policinë morale të Iranit dhe Forcën e Rezistencës Basij, dhe gjashtë iranianë të përfshirë në shtypjen e protestave të shkaktuara nga vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini.

Shtatë rusë të përfshirë në atë që ministri i Jashtëm tha se përfshinin tentativën  për vrasjen e ish-liderit të opozitës Alexei Navalny janë pjesë e paketës së sanksioneve.
Wong tha se Seyed Sadegh Hosseini, të cilin ajo e përshkroi si një komandant të lartë të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, është një nga personat e sanksionuar. Ai dyshohet se ka përdorur dhunë pa dallim kundër protestuesve.

Related Posts

Leave a comment